ANALIZA: Eksperimenti i rrezikshëm i demokratëve me emigracionin në SHBA

26 Mars 2021, 10:15Bota TEMA

Nga Jason L.Riley, The Wall Street Journal

Cilat janë përparësitë e administratës Biden mbi emigracionin? A duhet që ajo të zhdukë kufirin jugor dhe të legalizojë të gjithë emigrantët e paligjshëm që ndodhen aktualisht në SHBA?Një vëzhgues objektiv mund të mbërrijë lehtë në përfundime të tilla.

Deri tani, Shtëpia e Bardhë ka ndryshuar në mënyrë të dukshme çdo lloj dispozite ligjore mbi sigurinë kufitare të miratuar nga administrata e mëparshme e Donald Trump, duke investuar shumë tek ligji i amnistisë, që mendohet të zbatohet për më shumë se një të tretën e 12 milion emigrantëve të paligjshëm që ndodhen në vend.

Pastaj janë edhe mesazhet jo shumë të fshehura mbi emigrantët e mundshëm. Nga njëra anë administrata aktuale bërtet “Mos hajdeni, kufiri është i mbyllur!”. Nga ana tjetër, ajo u pëshpërit:“Por nëse ia dilni të mbërrinin në SHBA, madje edhe në mënyrë të paligjshme, atëherë është thuajse e sigurt se do të lejoheni që të qëndroni”.

Por kjo nuk është mënyra për të drejtuar një komb sovran. Edhe administratat demokratike të mëparshme e kuptonin se nuk mund të ekzistojë një vend pa kufij kombëtarë. Dhe pa kufi, nuk ka siguri. “Ne duhet t’i themi ‘jo’ emigracionit të paligjshëm, në mënyrë që të mund të vazhdojmë t’i themi ‘po’ emigracionit të ligjshëm”-deklaroi presidenti Bill Clinton, që foli në lidhje me rritjen e emigracionit të paligjshëm në fillim të viteve 1990, duke kërkuar nga Kongresi fonde shtesë për të “mbrojtur kufijtë tanë, për të dëbuar kriminelët e huaj, për të zvogëluar stimujt e punës për emigracionin e paligjshëm, dhe për të ndalur abuzimin më të drejtën e azilit”.

Dhe këto probleme, siç mund ta ketë vënë re shumëkush janë akoma të pranishme, dhe në disa raste janë përkeqësuar. E megjithatë, vendosmëria e Partisë Demokratike për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi duket se është zhdukur prej kohësh.

Ajo që e ka zëvendësuar është besimi në rritje nga e majta,se njerëzit duhet të lejohen të hyjnë në SHBA sipas kushteve të tyre më shumë sesa sipas kushteve tona, dhe se është përgjegjësia jonë kolektive të kujdesemi për ta, në rast se ata nuk mund të kujdesen për veten e tyre.

Ekonomisti i njohur Milton Friedman, tha dikur se emigracioni i shfrenuar dhe shtetet e mëdha të mirëqenies sociale janë të papajtueshme me njëra- tjetrën. Ndërkohë, progresistët e sotëm në Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë janë të etur që ta vënë në provë atë thënie.

Kur Lyndon Johnson promovoi konceptin e Shoqërinë e Madhe, ai kishte të paktën ndërmend të financonte rritjen e shpenzimeve përmes uljes së taksave për të pasurit, diçka që ishte propozuar nga John F.Kennedy.

“Synimi kryesor i programit të taksave Kennedy-Johnson,nuk ishte një integrim më i mirë në vetvete, por krijimi i kapitalit politik dhe ekonomik për të financuar reformat në shëndetësi, arsimit dhe mirëqenien sociale”- shkroi biografi i Johnson Randall Woods.

Ky i fundit e quajti uljen e taksave të vitit 1964 një “vendim ekonomik gjenial”.“Muaj

pas muaji, 3-mujor pas 3-mujori, u rritën treguesit kryesorë të rritjes ekonomike”.

Planet e zotit Biden për të zgjeruar shtetin e mirëqenies sociale, janë më ambiciozet që nga koha e Lyndon Johnson, megjithëse qëndron një ndryshim themelor që është se demokratët sot po marrin hua para për t’i financuar ato, dhe po marrin masa për mosarritjen e normave të interesit.

Një shqetësim tjetër është vendosmëria e së majtës për të ndërprerë çdo lidhje midis punës dhe përfitimeve, diçka kjo edhe më shqetësuese pasi po ndodh në kohën kur shtetasit e huaj të varfër dhe me pak arsimim po joshen të vijnë këtu në masë.

Amerika ka një traditë të gjatë dhe krenare të pranimit të emigrantëve të varfër, që nuk mbeten më të tillë. Këta të sapoardhur kanë qenë të prirur të lëvizin lart në shkallaren e shoqërisë amerikane, sepse ata erdhën këtu për arsyet e duhura.

Ligjet që e ndalojnë hyrjen e të varfërve datojnë që në kohërat e kolonializmit. Pjesa e parë e madhe e ligjit të emigracionit, miratuar në vitin 1882, ndalonte hyrjen e “çdo personi që nuk mund të kujdeset dot për veten e tij”, dhe një kusht i ngjashëm u përfshi në një urdhër ekzekutiv të vitit 1930 të nënshkruar nga presidenti Herbert Hoover.

Në fillim të këtij muaji, administrata e Joe Biden, njoftoi në heshtje se nuk do të zbatonte më një politikë që kufizonte pranimin e emigrantëve,për të cilët vlerësohej se do të vareshin shumë nga përfitimet sociale të qeverisë. E çfarë mund të shkojë mëkeq sesa kaq?

Argumenti se SHBA-ja është tashmë një “magnet i mirëqenies sociale”, është i minuar nga realiteti se ku u vendosën emigrantët e varfër pasi mbërritën dikur, si dhe nga përdorimi i tyre i përfitimeve publike në krahasim me nën-klasën e atyre të lindur në vendin e origjinës.

Në përgjithësi, shtetet me popullsi emigrante me një rritje të madhe, nuk kanë qenë ato me përfitimet më bujare të mirëqenies sociale, gjë që është një tregues se emigrantët vijnë për të kërkuar punë në vend të përfitimeve materiale të gatshme.

Një raport i Institutit Cato në vitin 2018, që krahason emigrantët dhe vendasit që kualifikohen për ndihmë sociale, zbuloi se “emigrantët kanë më pak të ngjarë të konsumojnë përfitimet e ndihmës sociale, madje edhe kur e bëjnë, konsumojnë zakonisht një vlerë më të ulët dollarësh sesa amerikanët e lindur në SHBA”.

Pyetja është se për sa kohë do të mbetet e vërtetë kjo gjë, ndërsa shteti i mirëqenies po vazhdon të zgjerohet në SHBA, dhe në kushtet kur liberalët po ftojnë cilindo të përfitojë prej tij. Në vende si Italia dhe Franca, programet bujare të ndihmës sociale kanë tërhequr emigrantë të varfër, të cilët kanë më shumë gjasa sesa vendasit të jenë përdorues të mëdhenj të sistemit të ndihmës, dhe kanë më pak të ngjarë të punojnë. Është gabim të mendohet se kjo nuk mund të ndodhë edhe këtu. /Përktheu: Alket Goce-abc

1 komente në “ANALIZA: Eksperimenti i rrezikshëm i demokratëve me emigracionin në SHBA”

  1. haha says:

    Demot jane hipokrite dhe pederaster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje