Qeveria shqiptare akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze

26 Mars 2021, 16:23Politika TEMA

Qeveria shqiptare me ndryshimet e fundit të bëra në buxhet i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë një shumë shtesë prej 10 milionë dollarë, e cila do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi.

Ditën e djeshme nga Stambolli kanë mbërritur 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze, ndërsa Rama zbuloi se marrëveshja është bërë për 1 milionë doza të vaksinës kineze, por kontrata fillestare me kompaninë është bërë fillimisht për 500 mijë doza që pritet të vijnë brenda dy muajve.

“Ne kemi të kontraktuara 500 mijë vaksina ‘Sinovac’ dhe kemi siguruar 1 milion e ca doza. Kemi preferuar të bëjmë një kontratë fillimisht me 500 mijë doza, për të parë më tutje të gjitha dinamikat, sepse është një proces shumë dinamik dhe këtu kemi ecur në mënyrë strategjike për të ruajtur një ekuilibër të plotë dhe me planin dhe me nevojat në raport me kategoritë dhe me numrin e përgjithshëm, por dhe me ecurinë e tregut”, tha Rama.

1 komente në “Qeveria shqiptare akordon 10 milionë dollarë për vaksinat kineze”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    E mer gjatosh nuk le sunit pa vaxinuar…….. gezuar ramazonin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje