LETRA/ Celibashi, kërkesë Kolegjit Zgjedhor: Shqyrtoni me urgjencë kërkesën e PS

26 Mars 2021, 14:21Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër Kolegjit Zgjedhor ku i kërkon që të shqyrtohet me urgjencë kërkesa e Partisë Socialiste në lidhje me ankimimin për 222 kandidatët e PD.

Kërkesa vjen pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi sot që të marrë vendimin më 31 mars për ankimimin e PS.

Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon KQZ të shkurtojë 78 kandidatë nga lista e PD-Aleanca për Ndryshim.

KAS vendosi të mbante listën e PD-AN me 222 kandidatë, ndërsa KQZ sanksionon që lista duhet të ketë 153 emra. Tashmë vendimi është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që ende nuk është shprehur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje