Nga dështimi i modelit "Biden", tek beteja e audiencës: Detajet e përballjes së parë Rama-Basha

26 Mars 2021, 11:32Politika TEMA

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë çelur të enjten zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Dy takimet i ndante vetëm një bulevard i shkurtër, por kishte një hendek të madh në mënyrën e organizimit.

Modeli Biden i PD rezulton katastrofë, PS i bindet Komitetit

Partia Demokratike tentoi të importonte modelin Biden në SHBA, ku simpatizantët do ta ndiqnin çeljen e fushatës brenda qindra makinave që ishin parkuar në sheshin “Nënë Tereza”, për t’u mbrojtur kështu nga koronavirusi.

Por e gjitha rezultoi një dështim, pasi qytetarët dolën nga automjetet dhe u grumbulluan para podiumit në shkelje flagrante të rregullave kundër covid.

Duket e habitshme sesi Lulzim Basha, i cili duhet thënë se është ndër të paktët politikanë që mban rregullisht maskë edhe kur flet për mediat, lejoi një organizim të tillë, që nga shumë u komentua si “test forcë”.

Krejt e kundërta ndodhi në kampin rozë. Socialistët kishin zgjedhur sheshin “Skënderbej”, ku karrigët ku do të uleshin vetëm kandidatët, ishin vendosur shumë larg njëra- tjetrës. Asnjë militant nuk ishte i pranishëm në shesh, të cilët siç duket ishin futur masivisht online për të ndjekur takimin.

Shkelja e rregullave anticovid nga PD, nuk kishte sesi t’i shpëtonte Ramës, i cili tha se opozita nuk ka respekt për ligjin, rregullat dhe shëndetin e qytetarëve.

“Edhe sonte po e bëjmë dallimin e madh. Ne dhe ata u vumë sot përpara syve njerëzve dy kartolina. Mjafton t’i shohësh për të kuptuar ndryshimin e madh dhe hendekun që ndan ne dhe ata në marrëdhënien tonë me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, për ligjin, për rregullat që i kemi vënë të gjithë bashkë dhe i kemi pranuar të gjithë bashkë. Ndërkohë, atje nuk ka respekt për shtetin, për ligjin, rregullat dhe njerëzit. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore dhe familjare, ndërsa atje sundon papërgjegjshmëria”, deklaroi Rama.

Basha “zhduket” mbi 1 orë, Rama i përpiktë

Edhe pse kishte 1 orë distancë mes takimeve, të paktën kështu ishte njoftuar zyrtarisht, fushata u çel paralelisht.

E gjitha ndodhi për shkak të Lulzim Bashës, i cili i la në mënyrë të pakuptueshme simpatizantët e tij për më shumë se një orë duke pritur në shesh. Takimi ishte planikifuar të niste në orën 17:00, por Basha u shfaq në 18:10. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati nuk tha asnjë fjalë për vonesën, e cila me siguri do ketë kosto tek elektorati gri, i cili analizon me detaje sjelljen e kandidatëve për kryeministër. Vonesa e Bashës u përdor me ironi edhe nga Rama, i cili tha se demokrati po flinte gjumë.

“Makina dhe dasmorë vunë përpara një dhëndërr që u vonua një orë. Çfarë mund të presësh nga dikush që la një orë në të ftohtë njerëzit që mblodhi vetë? Natyrisht që po flinte gjumë sepse e la takimin në orën 17:00, nuk është orë për Lulin. Atje, në mungesë të dhëndrrit, dasmorët dëgjonin britma, klithma e pasthirrma. Si mund të pretendohet në shekullin XXI, në vitin 2021, që të merret në dorë Shqipëria e të qeveriset me britma. Atyre që shohin këto dy kartolina u them se nëse doni të dini se çfarë e pret këtë vend, nëse ata do të vinin përsëri në krye, shikoni sheshin “Nënë Tereza”, që është bllokuar totalisht dhe është ngatërruar me këmbët e veta”, tha kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, takimi i PS nisi fiks në orar dhe madje para atij të PD-së, edhe pse ishte planifikuar të niste një orë më vonë.

Rama-Basha, strategjia e komunikimit

Edhe pse dy takimet nisen më këndimin e himnit Kombëtar, krejt e ndryshme ishte mënyra sesi Basha dhe Rama iu qasen qytetarëve.

Lideri i PD, zgjodhi t’u drejtohet qytetarëve më së shumti me mesazhe elektrizuese, pa folur në thelb, me detaje për programin e tij. Ai foli për misionin e tij për të futur Shqipërinë në BE, për të shmangur emigrimin dhe për të hapur vende të reja pune.

Nga ana tjetër, në një fjalim të tejzgjatur, kryeministri u përpoq të argumentonte se pse kërkon edhe një mandat të tretë tek qytetarët, duke u fokusuar shpesh edhe tek gabimet e PD dhe sulmet ndaj Berishës, Metës, Kryemadhit, Agron Dukës dhe Nard Ndokës. Rama tha se PS-së i duhet mandati i 3-të, që t’mos i japë shans Metës, Berishës dhe Monikës që ta tërheqin Shqipërinë zvarrë për interesat e tyre.

Kryeministri tha se mandati i 3-të bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe bën të mundur ardhjen e një drejtësie të re

Në çeljen e fushatës së PS folën gjithë kryesuesit në qarqe, ndërsa selia Blu e hapi fushatën me një shkrimtare, për të vazhduar me një aktor, një sportist dhe për ta mbyllur me Lulzim Bashën.

Beteja e audiencës online

Një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet analizuar në nisje të kësaj fushate ishte edhe beteja e audiencës online.

Edhe pse Basha tentoi të tregonte forcën duke nxjerrë qytetarët në shesh, një autogol nëse iu referohemi rregullave të covid, opozita e humbi ndjeshëm betejën e ndjekësve përmes Facebook.

Sipas të dhënave të marra nga faqet zyrtare në Facebook të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, rezulton se ky i fundit kishte të paktën tre herë më pak ndjekës.

Kandidati për kryeministër, e humbi betejën edhe  pensionisten Luljeta Bozo. Teksa flisnin paralelisht, Bozo po ndiqej nga 21 mije qytetarë, ndërsa Basha nga vetëm 6 .6 mijë.

Mbyllja

Edhe mbyllja e takimit kishte diferenca të mëdha mes dy kampeve. Lulzim Basha mbajti një fjalim kryesisht të shkurtër, ndërsa u përpoq të elektrizonte vazhdimisht turmën. Në mbyllje të fjalimit të tij, Basha u suprizua nga familja, pasi bashkëshortja Aurela dhe dy vajzat u ngjiten në skenë dhe iu hodhën në qafë.

Nga ana tjetër, kryeministri, ashtu siç bën gjithmonë, foli gjatë dhe e pranoi se do të bëhej i padurueshëm për kandidatët e PS, pasi u detyruan të rrinë në të ftohtë në mes të sheshit, të ulur në karrige.

“Duke e pasur të qartë se çfarë përballje me temperaturën e ulët po kaloni të gjithë, e marr me mend se ça po mendoni këtë moment. Kush duron tani, edhe sa të mbarojë ky që kur fillon flet nuk dihet kur mbaron.”, tha kryeministri në nisje të fjalës së tij.

Kjo ishte një ekspoze e shkurtër e asaj sesi nisi fushata e 25 prillit, një fushatë e cili pritet të jetë e egër.

“S’do iu them natën e mirë. Paçi të bardhë natën e parë të këtyre 30 netëve të bardha”, e mbylli Rama fjalën e tij.(Shqip)

13 komente në “Nga dështimi i modelit “Biden”, tek beteja e audiencës: Detajet e përballjes së parë Rama-Basha”

  1. SON says:

    Ndonje perballje direkt be studio duam….kush I trembet? Si kudo ne perendim…

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Ndermjet kujt? Vetem imagjino njehere Lul Bashen perpara Edi Rames?! Do i humbe dhe pak simpatizante Luli pas kesaj.

  2. nn says:

    mire e ke ti SON, po ke te perballesh aman / perballen keta?

  3. Shoku Sal says:

    E thashe dhe diku tjeter.
    Nuk duhet lexuar hic beteja e audiences.
    Pse? Sepse PS e votojne dhe e ndjekin pergjithesisht te pasurit, shtresa e mesme dhe e mirearsimuar dhe qytetaret.
    Ndersa PD e ndjekin te varferit, pergjithesisht te pashkolluarit dhe fshati ku ka mbeshtetjen me te madhe.
    Keta nuk kane kompjutera dhe telefona moderne.
    Prandaj ju duket sikur Edi Ramen e ndjekin me shume.
    Po a ka ndonje mates per te numruar se sa njerez jane prane televizorit dhe cilin stacion ndjekin?
    Aty do ta shikoni se Basha ka me shume ndjekes.
    Pastaj, si e dalloni voten ju se eshte hedhur nga nje i pasur,apo nga dikush qe nuk ka buke te haje.
    Keshtuqe, kur te numrohen votat ne 26 prill, do ta shikoni se sa ndjekes ka Basha dhe PD.
    Dhe pastaj do ta shikoni se cfare kemi per tju bere ju te pasurve te ripjelljes.

    1. ben says:

      Shoku Sal-gjithmone kam menduar se problemet me matematiken i ka vetem Lul Basha, por me sa duket, matematiken e keni problem te gjithe juve te SHQUP-it. Nuk ka njeri me mend ne koke qe te ndjeke Bashen dhe gomarlleqet qe thote. Ka patur rregullisht sondazhe te elektoratit ne Shqiperi prej organizatave te ndryshme serioze te vendit dhe te huaja, dhe te gjitha kane nxjerre fituese absolute PS-ne.
      Nje gje eshte e sigurte qe persa kohe PD-ja vazhdon te recikloje figurat e vjetra te sajat, qe jane provuar e sterprovuar prej shqiptareve, ka zero gjase qe te vije ne pushtet dhe me siguri Rama do dale ne pension duke qene i ulur ne karriken e K.Ministrit.
      Per sa kohe qe ne krye te PD-se jane injorante si Lul Basha me Mul Noken e te tjere figura groteske, PD-ja do vazhdoje te humbase elektorat. Sidomos, po qe se PD-ja nuk distancohet perfundimisht prej Sali Berishes, asnjehere nuk do marre mbeshtetjen massive te shqiptareve. Sali Berisha dhe lidershipi i sotem i PD-se jane kriminele dhe te korruptuar deri ne palce dhe do perfundojne shpejt mbrapa hekurave te burgut. Sa i perket partise se familjes Meta, ajo ka kohe qe e ka marre rrokullimen. Kete e di edhe Likja, prandaj eshte bere si i terbuar.
      Te tjera particka qe sillen rrotull PD-se jane pa elektorat dhe te destinuara qe te zhduken.

    2. Izet Haxhia says:

      mates per audiencen ne televizor normalisht qe ka , edhe ne TV , Edi rama ka pasur tpakten 5 here me shum , po ku di gjo ti , ti ke marr byrekun e po t shijon , ska ca t them ty un .

  4. Nik Kola says:

    Sal bej njeher burgun per krimet e tua, pastaj dil be llogari zgjedhjesh neper portale online.Na e nxorre PD parti te shtresave te ulta, pra te majte.S’di ca flet o lum madh!

  5. Velo says:

    Duket dielli që në sabah….

  6. Mesazhi i familjes Basha ishre i qart,\”kur ta marim qeverrine ne hollandezet,keni per ta par me dylbi Europen”
    Cfar pret nga nje kryeminister qe se voton as gruaja e vet.

  7. REALE says:

    Me pelqeu komenti shokut Sal sepse nepermjet tij del qe Shqiperia paska 740.000 te pasur, ose rrotull kesaj shifre qe u votua ne vitin 2013-te. Shikoni se ne ç’nivel eshte mireqenia shqiptare, gjithmone sipas militanteve te Lulezimit! E verteta shkelqen si drita e diellit dhe mbulon genjeshtren e zeze. Pohojne me gojen e tyre, pastaj behen pishmend se çfare thane!

  8. Rrok Cubi says:

    Nuk ka miop sot ne kete vend,qe nuk e kupton se lideri me madhor,me puntor,me vizionar,me qytetar,me atdhetar dhe me origjinal sot,eshte vetem Edi Rama,te gjithe keto vemje,pa atsi,pa origjine,pa identitet,pa adhetari,me mentalitet fshatar te keqinj,intrigant,kriminele,hajdut,laskar,te pa burra,ne kete vend nuk kane te ardhme,kata jane dhe do jene gjithmone viktima te krimeve te tyre

  9. p.m.p. says:

    Po ky nuk ishte zgjuar dje qe kish mitig mbas dite nē orën 17:00 dhe erdhi 1 irë e 10 minuta me vonesë, pa lere qe punet e mëngjezit ska për ti kryer ndonjëherë, vetëm po shkoj ta zgjojë dhe ta marri zhulsi Zhej me Ferrari.
    A e dini si i thonë o popull:
    “PRIT GOMAR TË MBIJË BAR” ose prit Sheqere (me falni se eshte bere per rahmet), sepse do e quajmë sikur Lopën e gjeti Saliu.

  10. Misioni serbise ne Kosove perfundoj i suksesshem ,
    tashme duhet te shkaterrojne Shqiperine !
    Dhe cfar bejne shqiptaret ?
    Si gjithmone ne shekuj Idiotin !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje