Një fushatë për “jetë a vdekje”: 10 të veçantat e 25 prillit

26 Mars 2021, 10:41Politika TEMA

Eshtë e qartë se zgjedhjet e 25 prillit janë të një natyre “jetë e vdekje” për palët politike e individët përkatës, e kjo për shumë arsye.

Më poshtë janë 10 të veçanta të tyre, të cilat do jenë dhe përcaktuese në rezultatin final.

1-Janë zgjedhje ku për herë të parë në 30 vite postkomunizëm, peshorja anon nga mandati i tretë i mazhorancës aktuale se sa nga ai i opozitës (gjykuar nga sondazhet).

2-Janë zgjedhje 4 kundër 1, me katër figura politike – Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi, kundër një të vetmi, Ramës.

3-Janë zgjedhje ku për jo për herë të parë por të dytë, një president përfshihet haptazi në fushatë. E ka bërë fillimisht Berisha në vitet ’90 me PD-në në pushtet, po e bën tashmë Meta.

4-Janë zgjedhje ku për herë të dytë, Rama do provojë triumfin pa asnjë aleat, që, nëse fiton, do sjell risinë e prishjes së një tradite të diskutueshme.

5-Janë zgjedhje ku përfundimisht përcaktohet fati i LSI-së, një forcë tipike klienteliste, e krijuar në 2004 me qëllim qenien e një king maker-i në politikë.

6-Janë zgjedhje që caktojnë fatin e mëtejshëm politik të Lulzim Bashës, më i diskutuari ndër figura politike për aftësi të munguara politike.

7-Janë zgjedhje ku sipas kreut të mazhorancës, votën do e përcaktojë karakteri i lidërve e jo programet.

8-Janë zgjedhje ku ndërkombëtarët – SHBA dhe BE, pa e thënë por duke e lënë të nënkuptuar, duan, sidomos për shkak të Reformës në Drejtësi, vijimin e Ramës në pushtet e jo rikthimin aty të dyshes Berisha-Meta.

9-Janë zgjedhje kur Rama futet dhe me kartën e fortë të një miku personal dhe një aleati ndihmëtar si Erdogan.

10-Janë zgjedhje që vijnë pas një bojkoti zgjedhjesh nga opozita, me përbetimin se nuk do ketë zgjedhje me Ramën. Përballë opozitës, është ai Rama.(Tesheshi)

3 komente në “Një fushatë për “jetë a vdekje”: 10 të veçantat e 25 prillit”

  1. Adriani says:

    Rama do u rasi hajdarin ketyre te 4-erve qe permenden , e keqia nuk eshte se do ua rasi , ajo eshte me se e sigurt dhe llogjike , por keta nuk do ta kuptojne se nga ua rasi, ku , dhe kur , vetem kur do ta kuptojne se do ta kene brenda dhe per 4 vjet te tjera , dhe kjo eshe te pakaperdishme ……te gjithe bashke kundra njerit ……sua ka fajin Rama , faji eshte arsye tjeter qe akoma lamashet se kane kuptuar …..sa te mos e kuptojne ose bejne sikur nuk e kuptojne arsyen pse jane ne opozite , kaq kane per te qendruar atje …….

  2. qytetar says:

    Çfare eshte ky titull !!!!!???? – Lufte per ” jete a vdekje ” !!!!????
    Jeni ne terezi !?
    Kush do vdese ????!!!!
    Jeni dhe Gazetare te profesoreve te nderuar dhe analiste !!!!!!!!!!!!!
    Pak me shume profesionalizem dhe perkushtim ne pune .
    flm !

  3. qytetar says:

    Fotografia flet qarte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje