Gazetari Arjan Çani deklaroi se LSI është “parti e rrezikshme” dhe do të jetë e vështirë të mundet, pavarësisht çfarë tregojnë sondazhet.
“Sigurisht mendoj që kjo parti, duke qenë parti që në thelb ka strukturat dhe është parti e shkathët, e zgjuar, shumë afër njerëzve, pranë halleve të tyre, parti që të hap telefonin kur ke hall.
Edhe kundërshtarët e pranojnë. Thonë që LSI janë të rrezikshëm, janë të fortë, nuk janë kollaj të munden.
Shpresoj që Monika, e ka ruajtur këtë lloj tradite edhe pse e ka për herë të parë në këto zgjedhje si kryetare dhe i uroj suksese.
Mendoj se LSI do e tregojë forcën. Nuk dua të hyj në sondazhe, sepse janë lojë e pistë.
Këtë radhë, nuk mjafton kjo gjë, Monika duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. Ajo thotë fushata ka mbaruar, por Monika duhet të gjejë një zgjidhje.
Duke qenë se jemi një muaj para 25 prillit, sot lajmi është që priten të vijnë rreth një milionë vaksina..
Unë te emisioni im Zonë e Lirë, bashkë me Currin, hodhëm tezën që, një vaksinë katër vota, do përdoren për zgjedhje pra.
Kjo duket si përrallë, por mua nuk më duket si përrallë. Unë di raste pafund, që thonë nuk na duhet gjë, jemi para jetës ose vdekjes. Atëherë vaksina sot është bërë elektorale, e duan të gjithë”, tha ndër të tjera Çani.
bravo arjan qe flet pa dorashka !
Nxirre emrin qe ta shohim dhe mos fol kot. Akoma genjehesh nga dy Arjanet Curri dhe Cani?? Mua me vjen cudi qe i lejone te flasin neper televizione keta filo greke qe vazhdimisht kane bere lojen e tyre dhe llumit Shqiptar qe perfaqesohet nga PD-LSI.
Jepini nje garuzhde corb keteij lamashit se po flet percart….jepini nga ajo corba qe di ta gatuaj vetem LSI-ja ……jepjani urgjent se dri ne 25 prill do kafshoj njeri ky qeni dingo …….