Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth

26 Mars 2021, 09:15Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka përdorur një hile meskine për të krijuar fabulën fjalimit të hapjes së fushatës elektorale. Kur zbriti nga avioni i Erdoganit, në Rinas, bashkë me sasinë e sapo sjellë të vaksinave kineze, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes së një gazetareje, se si do të organizonte mitingun e djeshëm, kur ligji lejon vetëm grumbullimin e një numri të kufizuar personash.

Eshtë tejet interesante të shikohet përgjigja që ai dha në aeroport dhe ligjërata që mbajti disa orë më pas në sheshin Skënderbej. Vërtet kufizimet nga pandemia nuk lejojnë më shumë se dhjetë vetë, por është çështje fantazie nëse ti i vendos dhjetë këtu dhe dhjetë të tjerë 20 cm më larg, shpjegoi ai. Kjo deklaratë, në fakt, ishte një sinjal i qartë se partia në pushtet nuk do ta zbatonte ligjin (20 cm largësi nuk do të thotë asgjë), se ajo, ashtu sikurse bën gjithmonë, do të shfrytëzonte një truk për ti’u mbivendosur atij.

Por, këtë radhë dredhia kishte qëllim tjetër. Më shumë sesa një shkelje syri ndaj të tijëve për të mos përfillur kufizimin e grumbullimit në shesh, deklarata e shefit të qeverisë, në Rinas, qe një kurth për opozitën. PD me aleatët ranë në këtë çark. Duke kujtuar se rilindasit do të tuboheshin në shesh për të treguar forcë, ata e shpërfillën planin fillestar sipas të cilit patën marrë edhe lejen, atë për t’u tubuar sipas modelit të fushatës së Bidenit, secili në makinën e vet. Të yshtur nga kompleksi opozitar se mos pushteti demostron shenja triumfi, ata u përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Në fakt kurthi ku ata ranë, ishte ai që kërkonte Rama.

Në fjalimin që mbajti në miting, Rama foli krejt ndryshe nga ajo që tha në aeroport. Ai e shpenzoi gati një të tretën e ligjëratës duke komentuar pamjet e sheshit “Skënderbej” dhe ato të atij “Nënë Tereza”. Ai vuri në dukje antitezën mes palës që zbaton distancat dhe asaj që dyndet kala dibrançe. Ai u mor me fotot dhe imazhet e kandidatëve të PS të vendosur në hapsira të mëdha që bënin kontrast me militantët e opozitës që thyenin çdo ligj.

Duhet pranuar se në ngritjen e kësaj pusie Rama doli fitimtar. Dhe kaq iu desh që, kurthin që krijoi vetë ,ta shndërronte në lejtmotivin e ligjëratës që mbajti. Kjo i shërbëu si leva e Arkimedit për të folur për Lulin, Ilirin, Monikën që nuk zbatojnë ligjin, që kanë difiçite qyetatrie, që vendosin interesin e tyre mbi jetën e njerëzve, për të arritur në konkluzionin se sa do të kishte vuajtur Shqipëria, në një situatë imagjinare, kur opozita e sotme do të kish qenë në pushtet, gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Parë në pamje të parë, u duk sikur Rama doli sërish më qerrata, i’a hodhi kundërshtarëve me të cilët konkurronte në të njëjtin qytet, në të njëjtën ditë dhe orë për të njëjtin qëllim.

Por, në fakt ai s’bëri asgjë më shumë sesa krijimin e një fabule të re për të përsëritur një refren të vjetër: për të sharë opozitën dhe për ta lënë fajin tek ajo.

E kështu ai përsëriti një motiv që po kthehet në grotesk në këtë fushatë, ku të gjithë sillen si opozitë. Opozitë bëjnë paritë e reja, të njëjtën gjë bën opozita reale, që prej dy vjetësh nuk është as parlamentare dhe kulmi i kulmeve, opozitë bëjnë edhe ata që kanë dy mandate në pushtet dhe kontrollojnë gjithçka në këtë vend. Ky, në fakt, është problemi real, që po përvijohet këto zgjedhje: a duhet që dikush të japë llogari?

Dhe kur ekuacionin e kthen kështu zgjidhja është më e thjeshtë, sepse sado intuitiv apo diabolik të tregohet Rama, kur njerëzit krijojnë distancën e nevojshme prej manovrave të tij, ata nuk i shmangen dot pyetjes themelore: kë mbajtëm mbi shpinë këto tetë vite?

57 komente në “Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth”

  1. Ndue says:

    Si gjithmone miu i qenefe te bllokut

    1. Sa qesharak je o Bushate says:

      Ti je nje komunist i pa ndreshem fajin e Ka gjith mone armiku edhe Kure gabone edhe Kure tifonen.. Edhe per dalen nga palamentit edhe Mose marrja pjese ne zgjedhjet lokale edhe pse Lulzim Basha nuk eshte krytari reale i opozites por eshte Meta e Saliu fajin e Ka Rama.. Edhe Kure Lulzim Basha shkruane Libra si te ishte kalam 5 vjeq fajin e Ka Rama se e Ka fute ne kurrthe.. Edhe Hikleri Kure humbi luften fajsonte Hebrejt nje lloje si pare lufte dhe mbase lufte

      1. Këlyshët Komunistë të Saliut says:

        I nderuar komentues.
        Respekte per komentin, sepse i ke rënë ne kokë. PD eshte paradoksi me i madh ne politikë.
        Një parti qe udhehiqet nga komunistë, me metoda komuniste, dhe qe hiqet si e djathte.
        Ka mbledhur rreth vetes nje konglomerat injorantësh, idiotësh, rrugaçesh, dhe interesaxhijnsh, qe vetem te djathte nuk Jane.
        Eshte nje pjese e ndershme e elektoratit te PD-se qe e votojne per inerci, sepse ata nuk votojne kurre kurre PS-në, dhe mire bejne.
        Nuk votojne njerezit te gjithe per nje parti. Por nje njeri qe i thotë vetes i djathtë, nuk mund te bashkohet me Sali Berishën.
        Sidomos tani qe kane alternativa te djathta si Topalli, Patozi, dhe Rudina Hajdari, eshte fatkeqesi kombëtare te votosh PD-ne.
        Ne qofte se forcat e djathta duan te rrezojne Ramen dhe te marrin pushtetin, e vetmja rruge eshte braktisja totale e Komunistit Sali, dhe krijimi nga hiri i PD-se se djegur dhe shkrumbuar nga Saliu, te nje force te djathte qe mbledh gjithe intelektualet qe Komunisti Sali dhe pupaci i tij Lolo Basha kane perzene nga PD.
        Problemi eshte se Topalli, Patozi dhe Hajdari Jane frike nga Saliu. Jo si Sali, por nga turma idiote dhe nga analistët e ndyre qe Jane shitur tek Saliu.
        Si rrjedhim, Rama hedh valle dhe taller.
        Te jesh kunder PS, eshte detyre patriotike, sepse vendit i duhet opozita sot me shume se kurre.
        Por te votosh PD, eshte fatkeqesi kombëtare dhe krim politik.
        Elektorati gri shqipetar eshte vene me shpatulla per muri sepse Sai Komunisti u ka hequr alternativen. Vetëm të djathtet e vertete mund ta shpetojne situaten duke krijuar nje alternative te besueshme te nivelit te larte, e denje te marre pushtetin.
        Thashe situaten, dhe Jo Shqipërinë. Shqiperia dhe ardhmja e saj nuk varet nga Rama apo Saliu. Populli e zgjedh vete te ardhmen e tij. Mos u beni merak per Shqiperinë dhe të ardhmen, por shikoni te tashmen se ua ka vjedhur Sali Qeni.
        Saliu do ngordhe si qen, Rama do zbythet ne pensionin e tij, dhe e ardhmja e Shqipërisë prape aty do jetë, ne dore te popullit, por te tashmen nuk do ta gjejme kurre me. Do kujtojmë vetem Flamur Nokën, Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Grida Dumën, Gaz Bardhin, Pupacin Lul, dhe disa analistë rronxhobonxho qe i mbanin iso Sali Qenit, ndersa Rama tallej dhe bente sehir, se si PD-ja shkaterronte veten.
        Se kur do mbushem me mend ata qe shkojne mbrapa Sali Qenit, vetem nje Zot e di.

        1. Tani says:

          Deri nga gjysma ishe mire ,pastaj shkrove ne origjine.Patozi dhe zhelefina alternative ?Ato jane patericat e saki qenit mor njeri.Si mund te jesh alternative kit te perzene me shkelma nga partia dhe nuk ndjehesh .Kush nuk ndjehet a e di.Ai qe ka ngrene nje luge gjelle te prishur.Thash nje luge per te te mos mbetur hatri pasi ato kane ngrene garuzhde te tera.E di I tere populli.Jo vetem kane vjedhur por nuk dhane asnje kontribut per rrethet nga cunin.Shiko kavaje she shkodren ,kujton nepotizmin dhe shperdorimin e parave te popullit nga keta she na qenkan alternativa e Rames.Per hajdaren eshte e kite te humbesh kohen.Rama eshte 100 vjet perpara ktyre te pelqen apo jo ty.Ku kishte burre nene te bente ato reforma we beri Rama duke patur per opozite Dy banda kriminale.Po juve ju mundon inferioriteti I njeriut te vogel dhe nuk pret kush te vleresoni ate qe duhet.

    2. timo says:

      Bushat, mesazhi është i qartë: Mos u merni dhe mos votoni një kryetar dhe një parti idiotësh. Nga ata nuk ke se çpret. Ata dinë të bëjnë veç idiotësira.

    3. Astrologu says:

      Bushat, ti je një grafoman më tepër amoral sesa idiot. Po Basha bëri bumerang – ra në kurthin e vet. Ai e shtyu orën e fillimit të mitingut të PD për të qenë njëkohësisht me Ramën me qëllim që të pengonte transmetimin e fushatës së PS.
      Por Rama u tregua i mençur si ODISEA, bëri një manovër që edhe këngën e SIRENAVE e dëgjoi, edhe shokët i shpëtoi.
      Të paaftët dhe të ligjtë kështu do përfundojnë – në koshin e historisë. Për zgjuarsinë dhe aftësinë, po edhe për diferencat e jashtëzakonshme që ka me stanin kundërshtar, Ramën do ta votojmë edhe për 30 vjet të tjera!

    4. Sali BERISHA PI VUÇIDOLJE says:

      I lumtë trapi o turpi i bushatlinjve.
      Nuk ja bëri fshehtas, pusinë – siç thua ti, por, ashiqare, publikisht dhe në media.
      Pse është budallë, gomar e hajvan bashkë biri i botës që do mu bo i madh në politikë, nuk i ka faj njeri.
      U mbars mali, e polli një mi, që i thërrisnin, o Luli……. që është për tu qarë, me oi oi oi…….

  2. Tony uk says:

    O Bushat dhe i kujt eshte faji qe PD e tregoi qe eshte parti 100% idiote?

  3. Analist leshi says:

    Epo meqe opozita bie gjithmone ne kurthe infantile, nuk e meriton te na drejtoje si qeveri. Nuk mu d tr jene te afte disa idiote qe kane 8 vjet qe e hajne kastravecin ne bythe gjithmone. Pra zoti nip i Hysni Kapos mos na çaj mo trapin duke justifiku nji ruf me shpellar pa tru o kokrra gamorit

    1. Operacioni Zjarri says:

      Ore se ç’me kujtove nje skeç te esdrades se Fierit, ‘Amani i shoke po ai qe e vodhi nuk ka faj fare”?

  4. Trotski says:

    Palo HaleList

  5. Loku says:

    Gazetar idjot i lig shpirt zi.

  6. PEPJA says:

    ORE CFARE FLET JENI MIRE NGA TRUTE E KOKES PO PER VONESEN RAMA E FUTI NE KURTH. LULUSH KARABUSH.

  7. Ari says:

    Mund te kete qene e qellimshme, por cfaj ka Rama nese ai nuk kupton? Ne fakt , dy tablote jane vertet dy bote te ndryshme, kunderta por, mos harrojme se kjo eshte pd e vertet: rremuje, zhurme, ulerima! Ku zerat e arsyeshem nuk degjohen. Ai qe uleret me shumr , eshte me i adhuruar

  8. a says:

    nuk eshte faji i edi rames qe lulit nuk i behet vone per njerezit

  9. Lymi Tutit says:

    Bushat “ke te drejte”…….Rama e ka “fajin” per mitingun e Lulit ?! Ty dhe nje tufe gazetaresh edhe ne gjume ju çfaqet Edi Rama ! Ju eshte bere obsesion.Megjithate,persa kohe ju paguajne,vazhdoni ne rolin e mercenareve shkrues.Lymi Tutit

  10. Tani says:

    Po mirë,
    1. Po mbështetësit e PS që e dinin që kish miting në shesh, sipas asaj “shkeljes së syrit”, ku ishin?
    2. Përse mos ta mbante stilin alla Biden PD dhe sot do ishin ata duke drejtuar gishtin drejt PS, me të drejtë?
    3. Profesionalizmi dhe etika gazetare në këtë artikull 0. Se mos në ato para, e me siguri as në ato pas…
    4. Mjerë populli

  11. Sita says:

    Vetem me kete fushate e kam te qarte qe voten do ia jap PS, po pse mitingjet e PD – se do shohim….

  12. Nick says:

    Epo edhe sikur te jete keshtu si thua ti….kush s’ka tru, ha dru!

  13. Luli says:

    Aman se nuk pritet prej teje, korrektesi, je shtreberuar si ato furkacet e domateve, djathtas. Te zuri gjuha lesh per furca Bashes. E mban mend si te quajti Berisha dikur?! Ti je vemje, neverites

  14. Zen says:

    Ky eshte komplet k…qe. Luli eshte idiot, fajin e ka Rama.!!!!!

  15. Pd rrumpalla says:

    Ha ha ha….sipas birit të kurvës Bushati :
    Rama jo vetëm është politikan, por edhe një strateg kurthesh. Faj i Ramës është që PD është një grup njerëzish që idiotllëku është moto e jetës së tyre…..O LYL karaduzi , ti je një idiot i lindur, po kij kujdes, se me shkrime te tilla si ky i birit të kurvës , po ta fusin sa krahu njerëzit e konakut tënd.????

  16. Iso says:

    Si nuk mundem te lexoj me shume se tre rrjeshtat e pare te by…qirit te klanit kapo?! Edhe te grumbullimi rrumpalle dhe i papergjegjshem i babalepartise te cilin e kishin planifikuar dite perpara sipas beqirit bushati,fajin e paska Rama!

  17. Presheva says:

    O bushat, bushat, o bushat.
    Nuk është e vërtet kjo bushat, o bushat, kurthin e ngriti vet ai i papërgjegjshmi bushat, o bushat, se ata e kan në gen papërgjegjshmërin o bushat.
    I nxorri njerzit mes pandemis sikur bëri dhe në Elbasanë me ata çurraveshë t’pa cipë mu në ditë feste bushat o bushat dhe mundohet t’ia shesë njerzve si provokim nga ana e z.Rama, një stategji skuthësh si ajo me gjoja takime spontane bushat, dhez kamerën më pritë aty se unë dal këtu, tamam propagand komunistësh se kanë dhe ish sekretarin e ppsh-së salviçidollin dhe ty bushat si pjellë komunisti.
    Përsëri dhe dje u panë dy botë të ndryshme bushat si gjithmonë, njëri që punonë pa pushim për t’mirën e gjithve dhe njëri që nxerrë njerzitë mes pandemis për tu dukë ndryshe, i futë dhe një fjalimë me një shqipe mizerabël dhe ikë për Holandë.

  18. Po ti o derdimen c’far nderi i ben Lulit , apo e nxjer pak budalla , pse femije eshte ai dhe genjehet me nje sheqerke , apo peshk qe genjehet nga krimbat pa ditur se brenda tyre fshihet grepi ?!!!
    Po izraelitet c’bejne , apo ata si do te veje puna , parane e kane mare ?!!!

  19. Nipi says:

    Pra ti nipi i Hysniut, po ben pergjegjes Ramiun per kurthin dhe po mbron shokun Luli qe ra ne kurth ?! Por shoku Luli ndodhet ne nje kurth edhe me te madh, ai eshte viktime e doktor Viqidolit, dhe per viktimat s’ka meshire ne politike, ata s’mund te jene drejtues por pesues.

  20. QETESIA says:

    PERGJIGJE
    Kemi disa dekada qe mbajme mbi shpine paraardhesit tuaj dhe ju bllokmenet e rinj qe na e keni bere jeten stres edhe ne darke kur duam te relaksohemi prane familjes AQ SA na duket se duhet tju mbushim pjaten me sup dhe te na hiqeni qafe JU VEMJE TE NDYRA qe per ca lek te pista te lara me gjak shqiptaresh te ndershem nga Gerdeci e deri ne zemer te TIRANES ne mes te Bulevardit, qe merni ju ANALista e keni bere vendin tone lecke para te tjereve.TANI edhe une kam NJE PYETJE.Kur Shqiperia eshte nje vend kaq i keq ku nuk ka asgje pozitive PSE NUK IKNI dhe JU vemje dhe TE NA LINI TE QETE NE TE TJERET QE E KEMI VENDOSUR TE JETOJME NE VENDIN TONE dhe ne TOKEN e te pareve tane??????
    Brezat e rinje dhe ne te tjeret do t`ju a dinim kete nder te madh qe do ti benit asaj qe JU e Shani nga mengjesi ne darke dhe qe ne e Qujame ATDHE. Se cfare eshte per ju kete vetem ju mund ta dini Tefala te birit te Todit dhe MARKajve ne gjitha trajtat.

  21. Roland says:

    Ne ne shqiperi perdorim nje fjale budallait vetem briret i mungojne the basha kete i i tregoj popullit dhe gjithe botes se vetem briret i mungonin .Tregoj se atij vetem I intereson te behet kryeminister dhe qe populli te ngordhi ska problem .Jemi ne koh pandemie o kungull gjithe bota nuk lejon grumbullime dhe me ate qe bere vetem tregove se kush je

  22. Vari Janullen! says:

    Nje tufe parazitesh qe vegjetojne ne bolet e edvinit me leket e Shkerdhenit…

  23. Ina says:

    Ah ty te ka rene pordha ne zemer o Bushat, uji do shkoje andej nga ka rrugen dhe jo aty ku do ta cosh ti , o njeri i paskrupult.

  24. Gradishta says:

    O Andushi i gjyshit Hysni,po që Lulushi të gënjeu ty,median,simpatizantët pasi kishte konfirmuar hapjen e fushatës së kualicionit opozitar në orën 17:00 dhe erdhi me 18:00 fajin prap Rama e ka,apo ishte në gjumë,dhe u zgjua vetëm kur i bërtiti Saliu çohu o gomar,se na turprove,e nga frika se Sala e çon atje ku çoi Azemin,Olldashin e kompani Lulushi kërceu në këmbë dhe me vrap vajti tek nën Tereza(sheshi) e as më shumë e as më pak lexoi fjalimin e përgatitur,që nuk kish as një fjalë për pandemine,tërmetin,por tha vetëm amani me bëni kryeministër,e vdekshi sa më shumë nga koliti… Hë Andushi prap fajin e ka Rama ,kështu tha dhe dhelpra Andushi ,këtë të dhelprës t’a ka mësuar gjyshi Hysni,të rrosh e t’a kujtosh po shqipëria do jetë më mirë pa ty,sikurse u bë pa gjyshin tënd.

  25. Isa says:

    O BUSHAT bashkimi i pa ndergjegjshem i molekulave shkerdhat qe me pune vullnetare ndertuan trupin dhe trurin tend.Ky je ti o vemje

  26. vlora says:

    Je i papare.Edhe ketu do fajesosh Ramen pse PD shkeli ligjin?Te paska ikur llogjika,urejtja te ka eresuar gjykimin

  27. Ela says:

    Vermje, si babai dhe i biri, po te ishin te mire i kish rit zoti nuk i kish lene zoti si shuk muti, nga 1.30cm ne toke

  28. Konjak says:

    Nese do te ishim ne 17-ten mund ti hanim Retorikat apo Silogjizmat nga partia qe kishte 4 vjete ne pushtet –pamvaresisht faktit se pozita , s’kishte bere asgje nga sa premtoi apo i kerkoi populli ne 13-ten . Sot , ne nje kohe , kur pozita erdhi ne pushtet nga deshira dhe votat tona , ne 013-ten , pikerisht per programin e saj –me then te verteten disi fantastik , por neve na pelqeu ti besonim — dhe me ndergjegje e votuam , megjithe skepticizmin qe na shoqeronte , ne vendosem te sillnim ne pushtet nje mendim , qe faktikisht , na u duk ndryshe . Mirpo pas 8 vjeteve premtime dhe retorike bosh nga qeverisia , ne perfundimisht nga zhgenjimi qe pesuam , nuk mund te biem perseri ne marramendjen qe pesuam per dy qeverisjet , jo produjktive te Rilindjes , qe cuditerisht kerkon mandat te trete , pa realizuar as 20% te programit te 8 vjeteve qeverisje . Per shifrat dhe faktet e mosrealizimeve , nuk besoj se eshte nevoja ti shenojme ne kete shkrim , mbasi i kemi bere te ditura ne shkrimet e tjera , te marra nga manualet satistikor si edhe nga faktet , qe eshte vertetimi me i mire dhe i pa kundeshtushme i gjendies reale . Sa per paraqitjen etike apo estetike te fillimfushates nga partite apo kualicjonet , nuk besoj se ka kaq shume rendesi , se sa fjala dhe premtimi i vertete dhe i besushem i lidereve , per kater vjecarin e ardheshm . Ti leme paraqitjet e fasades dhe te shohim se c’far ka brenda dhe sa te besueshem jane programet qe na paraqiten nga partite per kater vjecarin e ardhshem .
    Cdo subjekt politik qe pretendon per pushtet , ta beje propaganten , ashtu ei i takon dhe duhet bere , per te qene te besushem . Pozita te sqaroje se sa e ka realizuar detyrat e saj , sipas programit per zhvillimin e vendit dhe mirqenies se popullit , per keto 8 vjete ; dhe Opozita te shtraje programin e saj ekonomik social e shoqeror ,politik , por edhe te besushem , per katervjecarin qe vjen . Morali , provohet nukse besohet .

    1. Pd rrumpalla says:

      Konjak. ….I the, i stërthe, i bëre analizën , dializën mazhorancës ,po nuk të pashë gjëkundi të analizoje që, nuk ka shtet në botë, në Europë jo e jo, që opozita e një vendi fshin bythën me mandatet e siguruara nga votuesit e saj. Di gjë ti Konjëk për rolin e opozitës në këto 8 vjetë? Uroj që, kësaj radhe jo vetëm do fshijë bythën me votat tuaja , por më përpara do mostrubohet dhe do fshijë kokën e Hajdutit, pastaj të shohim se çfarë analize do bësh.

  29. Bushati says:

    O Bushat,ishe,je e do mbetesh Hurjahi.E kupton besoj.

  30. Realpolitika says:

    BRAVO, BUSHAT SAHANLEPIRESI I SALIUT, SE LYLIN SE LLOGARIT KUSH.
    PER TE GJITHA GAFAT E OPOZITES ME NDER QOFTE, E KA RAMA.
    LYLIT I KA MBET SAHATI MBRAPA TE SALI QENEFI.
    HAPNI SYTE E SHIKONI , EDI RAMA ESHTE VIZIONAR E LIDER I FORTE.
    RAMA NUK BEN KURRE DY HERE TE NJEJTEN LEVIZJE.
    AI E KA NE ADN RIPERTERITJEN E NDRYSHIMIN.
    ESHTE FAT PER PS DHE SHQIPETINE QE SOT KA KRYEMINISTER EDI RAMEN.
    KESHTU DO JET DERI 2030.
    POPULLI E KUPTON E MBESHTET DHE DO E VOTOJ MASIVISHT ME 25 PRILL.

  31. shqip says:

    Ky edhe diell të jetë koha, prapë do thotë ; bie shi. Njeriu kur ka mutacione të sistemit mendor, kalon nga një çmenduri në tjetrën. Gjatë gjithë pandemise Lyl at e Monat janë parë të sfidojnë ligjin e jo vetëm . Tani duhet ta mirëkuptojmë edhe Bushatin për këto aludime. Këta pa filluar mirë fushata e dinë rezultatin. Askush nga këta nuk ka më të voglin dyshim që Rama I fiton prapë zgjedhjet. Problemi është që këta duan ta paraqesin si një fitore dyshuese . Pra alibia e humbjes i faturohet këtyre rengjeve që u ngre Rama karagjozëve si Tit Vasili apo Lyli. Ndihmë kaq të madhe që po i jepni Rames, zor se mund të ketë o Andi. Ve bast që, edhe sikur Rama ta ndërpresë fare fushatën e tij, mjafton ca shkrime të tipit Bushati, Rakipi e kazani , dhe e ke te sigurte fitoren.

  32. Doktor Rrumpalla says:

    Ndiqeni me vemendje kete Anal-istin,nuk eshte aq Hajdar sa ju duket,mendjen e ka te pjerdhur dhe nuk shef mire larg,po prap thote dicka qe nuk e din,mundohet anali te justifikoje deshtimin e atij te deshtuarit serial,duke e justifikuar ne menyre banale,gje te cilen e bejne te gjithe keta qe perfaqesojne korin e bretkocave,po qe dhe vete e dine se kjo mbrojtje eshte e deshtuar,se ne mardhenie me Ramen,keta jane te gjithe te deshtuar,Rama tall koqet me ta,po ka dhe perfitime,se mllefi i ketyre ketyre hajdarve,i rrit kuotat Rames

  33. Velo says:

    Rama ngriti kurthin 2 cm të gjat. Kaq mjaftoi për PD??

  34. Zani Burimi says:

    Me habit fakti se si i japin keta te Dites hapesire ketij bufit qe llomotit nate per nate neper tv! Ore , po dhe ne qe ju lexojme duam nje dru shpines ose nje hu ne b… qe merremi me lexime!

  35. €€€ says:

    Mire e ke Bushat, keni zgjedhur nje kryetar te mjere qe ja fusin gjithmone. Vetem mos harro se kur ta fusin heren e pare nuk eshte faji jot. Por ama kur ta fusin me shume se nje here atehere fajin e ke vetem ti sepse ose je i paafte ose te pelqen te ta fusin. Pra gjithesesi o Bushat budallai nuk eshte faji i popullit qe keni vene bast per kalin e gabuar.

  36. NjeQytetarOptimist says:

    Je i habitshem mjekrrosh.. Edhe si sillet opozita do justifikosh qe ra ne gracken e nje njeriu. Edhe kur te vrasin (si ne bulevard) do thuash protestusit thyejten ligjin. Ohhh do thuash ti: U deklarova vet pucist dhe fola kundra dhe e akuzova ish qeverrine.. Po cfare ndodhi more Taliban, jane te njejtit fytyra.. The qe ishte lista e Sali Legenit dmth re dakort qe Lulka po perdoret (dhe ashtu eshte perdorur gjithmone). Do te qeverrisin te njejtit vrases dhe lobon per ta ti qe i akuzoje per vrasje ne 21 janar (dhe me te drejte). Shif filmimet Cfare ke thene per Lulzim Bashen ish Minister I mbrojtejes dhe Sali Gellboqen per ate akt kriminal. Shif cfare ke thene.. Ore, a ke cip ti o pjanec .. Po pse Rama ja u ka fajin se jeni te papjekur !?!? Mbajtet kete thote langua per 8 vjet ne kurriz (me termet e me pandemi te perballuar). Ti je nje legen, I pafytyre qe meritoni Berishen aty dhe tju shpergojoje me fis e me fare dhe ndonjehere tju peshtyje dhe peshtoroje (de jeni si ato bucet qe me shume te abuzoheni, me shume te doni)..

  37. Emigrante says:

    Ore po’ ky legen sdurohet ma, Kurthi thote, po’ nese ai Glen gjume gjithmone,e ka fajin Rama. Ruajna zot sa i poshter eshte ba

  38. Viola says:

    Me nje fjale fajin na e paska Rama qe Luli i mblodhi si dhente ne vathe.? Tani i pret thertorja .Sa mire qe na kthjellove o Bushat se une thash si ka mundesi se Luli nuk gabon kurre.

  39. Ano says:

    Ne cfo vend te botes nje kryeminister arrogant si ky qe kurre nuk e kam degjuar te japi nje pergjigje te qete….do ta kishin perzene me kohe bashke me gazetaret e tredhur…Sala,Lela,, Fevziu qe mbyllin squpin se jane pjese e zullumit

  40. qytetari says:

    Bushati eshte nje bythëlepires
    Kaq shume i ka mbetur hatri?
    Pse?
    Ose nuk mori nga Rama ndonje privilegj, ose eshte xheloz qe si ka mundesi ky nip i njerit me te afert te Enverit nuk arriti dot te behet dikushi aq me keq kryetar partie apo kryeminister si Rama
    Ty Bushat dhe Lubonje ju duket qarte qe ne fytyre per cdo germe qe germezoni se ju keni nje inat petsonal shume te madh me Edi Rsmen
    Inati juaj nuk eshte inat per ideologjine por eshte inat thjeshte personal

  41. Fshatari says:

    Apapapaaaaaaaaaa, cfare qerratai, ky andi byshati! Sa i squt qe eshte! Po ku paska qene deri dje ky qerrrrata!? Eshte bere nje kanalist me fame dhe fama e tij po rritet ditadites. Lume kanalet audiovizive per kete kanalist. Nuk ka kanalist tjeter, qe e konkuron. As andi krasta, as tosi lubonjes, as andi i teles, as illi raki pi, as racipllari, as hoxha artan dhe soj e sorollop tjeter i kanalisteve te kesaj kategorie nuk e konkurojne dot kete gyapju talent!

  42. Ss says:

    Kur ben analizen duhet te kesh te qarte synimin ku do te arrish. Ty o zoteri nuk te kuptoj . Dihet qe do te ulesh rolin e rames kudo e kurdohere. Por kjo analise qe ke bere eshte per te vene duart ne koke …po shpjegohem me mire , rama sharlatani sipas teje me nje interviste beri per lesh opositen sepse e futi ne kurth! …. tani, te kemi me frike nga rama qe te ngaterron programin, nga lulushi qe rama e ben leshko me nje interviste apo nga ty qe per te ulur ramen po ja fut lulit????

    1. Moza says:

      Super moment….

  43. iksi says:

    O rrot po pse po ditet tjera a i ke pare si ne Kavaje , Lezhe , Elbasan e deri diku ne Shkoder njashtu kan vepru duke dhkelur ligjet e pandemise , se po te ishte vetem kjo dite gjysma e te keqes . Ata te P.D se bashke me ju qe ju jepni “frymzim dhe mend “, gjitmone kunder ligjeve qe kan vepru edhe kur ata ligje i kan bere vete . Po ti kujton se Luli ban ne kry te ver a , po jo mor gazetaruc , planet ja ben Berisha . A e pè ti sa shpejt doli ne fb me shkrimin , Luli filloj fushaten si vùllkan , ndersa Rama nuk u ndi se ishte apo jo gjall .Ja praSala jot shperthime don , Gerdece , 21 Janare ,97 ta ,98 ta etj .

  44. Juliano says:

    Njeriu me top, andi bushati. Ky i njeh mire puçet, se ka kohe qe po meret me te tilla, por nuk po i hecen. Bushati dhe kushoja i tije, plakaruqi demokrat Nesho, bejne antikomunistin me shume se demokrati lire, i ardhur nga roberimi komunist. Dy felliqesira te PPSH, bushati dhe kushoja nesho, sot punojne si qoftexhijte ne kohen e tyre te bllokut, ku, qoftet beheshin fshehtas e shiteshin neper birrarite e tiranes. Shikojini te dy jeto fytyra, te dyja ngjallin neveri sa here qe ky bushshkali dhe dajua me emrin neshua, japin keksione se , un mut kam qene e mut jam, te dy me neshon mut ham.

  45. Kol says:

    Ky qenka i pa ftyre se po te lexojne se cfare thone mileti per te,nuk i bjen ndermend te shkruaj ma,por ky nuk ka as familje qe ti thone se na diskreditove.Une kete e krahasoj me Sanco Pancon dhe jo me don Kishotin

  46. qazim says:

    Ha ha ha cfar palaco gazetar,do te gjeje patjeter nje aresye per te sulmuar Ramen. Duket sikur ne cdo ore te dites i fanepset Rama duke e tallur e perqeshur per debilllekun qe demostron ne cdo gje e per cdo gje ne lidhje me Ramen. I eshte bere fobi.

  47. shqiptar tirone says:

    Eureka! A te mori shume kohe qe te gjeje kete deduksion “llogjik”? Ne nje koment qe kam bere mbi artikullin ku duket Ilir Meta qe kercenon policin se do ta dergoje ne burg, pata shkruar se si ka mundesi qe presidenti i Republikes nuk zbaton rregullat e vendosura per situaten COVID. Ai nuk mban maske, gje qe eshte elementare. Ky eshte shembulli personal qer jep presidemnti? Ne metingun e PD figurat kryesore te kesaj partie jane pa maska. Dhe policia nuk nderhyn. Dhe ti e kuptove se Edi Rama i futi ne gracke. Sipas teje, keta qenkan aq idiote dhe pa tru sa qe bien ne gracke kaq kollaj!?
    Une jam i djathte, por jo si te “djathtet” e PD qe veç te djathte nuk kane qene asnjehere dhe asnjehere nuk do te jene. Ata jane thjesht nje amalgame dhe njerez te obstinuar kundra te djathtes. Nqs ti je me PD, kjo nuk do te thote se ti je i djathte, porse ti aplikon ate thenien e vjeter ” Per inat te sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun”. Ti fle me “mullixhiun” sepse ti ke ndonje mllef te vjeter me “vjehrren”. Disa tipa si ti e quajne veten “intelektuale”. Porse per fat te mire eshte ky qe ju mungon: Intelekti! Po ashtu edhe nje fare bon sensi qe te pranoni realitetin. Nuk e di se me çfare pune e mban ti veten dhe familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje