‘Bëre si Chaplin, e di mirë ti’! Rama-moderatorit: Më ke bërë kompliment të madh! Vini maskë në tru për të ndaluar helmin

26 Mars 2021, 08:47Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët: Mos ndiqni emisionet televizive.

Teksa ndodhej i ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se audienca duhet të vendoste një maskë në tru për të mos u ‘infektuar’ nga helmi që dilte prej gazetarëve.

Kaq mjaftoi që moderatori Blendi Fevziu t’i përmendte filmin e njohur të aktorit Charlie Chaplin “The Great Dictator”, ku personazh kryesor është Adolf Hitler, por në një version tjetër.

Pjese nga emisioni: 

Rama: Vini maskë në tru për të ndaluar helmin që iu përcillet nga këtu. Më dëgjoni mua se kam të drejtë që nuk i ndjek të gjitha këto.

Fevziu: Avash tani se bëre si ai dialogu i Charlie Chaplin tek ai filmi i famshëm.

Rama: Ja urdhëro!

Fevziu: Po ça të them tani.

Rama: Do isha njeriu më i nderuar dhe do tërhiqesha sot nga fushata, nëse do të kisha vlerë sa kapelja e Chaplin. Më ke bërë një kompliment shumë të madh

Fevziu: E di mirë ti se çfarë filmi e kam fjalën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje