Ideja se nëse dalja e PD dhe LSI së bashku në zgjedhje do të sillte një tjetër rezultat, ka nxehur debatin në studion e “Barometrit Politik”. Një pjesë e panelistëve shprehen mendimin se bashkimi nuk do të funksiononte dhe iu referuan daljes së bashku në zgjedhjet lokale të 2011.
Andri Nurellari tha se “njerëzit nuk janë të verbër” dhe votat nuk janë bashkim matematikor. Ai e ilustroi këtë me dështimin që LSI dhe PD patën në garë për të fituar bashkinë e Durrësit në 2011.
Për Arbjan Maznikun LSI ka pasur peshën reale në zgjedhjet 2005 dhe 2013 kur mori 4-5% të votave ndërsa rritja në 2017 erdhi nga rënia e të djathtës.
Kurse për Blendi Çekën “martesa” PD-LSI ka pasur sukses vetëm në vitin 2011 në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës kur Lulzim Basha fitoi përballë Edi Ramës.
Por kjo solli përplasje mes Arbjan Maznikut dhe Ylli Manjanit. Sipas Maznikut fitoren e vendosi KQZ, ndërsa Manjani tha se ishte rezultat që u arrit me vota.
Pjesë e debatit:
Çeka: Ka dështuar martesa, por a pasur sukses vetëm në rastin e 2011 në Tiranë.
Mazniku: Ajo funksionoi në KQZ.
Manjani: Ajo ka funksionuar me vota jo në KQZ, jam gati ta garantoj me jetë. Ndize zjarrin të vendos dorë.
Mazniku: 10 vota i pamë. Ta garantoj unë me jetë.
Manjani: Ato 10 vota i keni parë te PS, në KQZ është tjetër rezultat.
Mazniku: Atë ta garantoj unë me të dy duart.
Manjani: Nga e di se ti, se nuk ke qenë, unë e kam gdhirë te KQZ.
Po si nuk ju vjen turp dhe thoni me kopetence se Luli ishte fitus.ate maskarade e pa gjithe populli.aty u investuan ne listat zgjedhore duke prure familje na Kamza.fallcifikuar listat.mbledhur kartat.harroje keta anal-istat pordhipolitikes.1500 votat e Hysni Milloshit.kaq te pafytyre jane keta.me Edi Ramen.as njeri prej perfaqsusve te tyre nuk ka fituar dhe nuk fiton me Ramen.harrojne keta plehra qe votat fitohen me pune.votat jane mare dhe meren aty ku eshte bera puna.vetem nje tregus ne dukje pa vlere te nje pune te bere ne Tirane dhe kudo gjelberimi i rrugeve dhe sistemimi i tyre e ka bere ky miku.prandaj puna votohet.dhe ai qe votihet qeveris
YDHI : ATE E DI DHE ARVIZU, I CILI DONTE TE VINTE BAST ME 100 DOLLAR PO NUK I KISHTE, KESHTU QE PERVESHI MENGET PER TE GJETUR VOTAT NE KUTINE E GABUAR.