A do të dilnit në debat me Bashën?, Rama: Nuk është lideri real i opozitës, por kukull e Saliut, Ilirit e Monikës

25 Mars 2021, 22:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e së enjtes se nuk do ta pranonte një debat televiziv me kreun e PD, Lulzim Basha.

Rama tha në emisionin “Opinion” se nuk përballet me Bashën, pasi sipas tij, ky i fundit nuk është udhëheqësi real i opozitës.

Pyetje: A jeni i gatshëm të ballafaqoheni me Bashën?

Rama: Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit, që janë Saliu, Iliri, Monika.

Basha është një dhëndër, që përdoret në një dasmë imagjinare, ku nusja nuk do të paraqitet më 25 prill.

Nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati.

1 komente në “A do të dilnit në debat me Bashën?, Rama: Nuk është lideri real i opozitës, por kukull e Saliut, Ilirit e Monikës”

  1. pena says:

    KERKON MILINGONA NE DUEL ELEFANTIN……E IMAGJINONI DOT……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje