Nga Piro Ahmetaj
Në detyrim dhe respekt të mijra mesazheve tuaja dhe kërkesave të medias mbi arsyet e dorëheqjes, po ndaj 6 mesazhe rreth angazhimit tim politik mbas 26 prillit!
Së pari, nëpërmjet këtij akti, ju ftoj të gjithëve për të zgjuar sensin fisnik të përgjegjshmërisë qytetare dhe më 25 Prill të refuzojmë për ta përbaltur dhe rivrarë të ardhem e Shqipërisë nga RICIKLIMI i këtyre politikanëve zullumqarë, shtetarëve hajdut dhe ushtrisë së uritur të rambo‐sekserëve të pushteteve, që për 30 vitet që po lëmë pas ju kanë vjedhur votat, pronat vrarë shpresën, që kanë pushtuar partitë, emërojnë deputetët, pusht‐etarët, që kanë përdhosur vlerat e të djathtës Euroatlantike, si dhe sundojnë si pashallarë “as kuq e as blu” atdheun tonë të begatë!
Së dyti, si një mesazh=detyrim i një ushtaraku të lartë, Gjenerali me eksperiencë të spikatur perëndimore, ju ribëj thirrje mbarë shqiptarëve të zgjohen nga sindroma e Stockholm‐it dhe të mos votojnë listat e bëra natën nga politikanët zullumqarë, por që të nesërmen, më 26 Prill, të refuzojmë dhe rinisim betejën e shpëtimit të Shqipërisë duke besuar 100% tek fuqia e votës tuaj (http://www.panorama.com.al/fuqia‐100‐e‐votes‐se‐qytetareve‐themeli‐i‐rikthimit‐te‐demokracise‐funksionale/), ashtu si Kosova, Bosnja dhe gjithë Europa!
Së treti, sigurisht Shqipëria ka nevojë ulëritëse për rotacion politik, por rrezikon seriozisht të mbetet nën sundimin e Sulltan Surrelit edhe pas 25 Prillit.
Por rotacioni politik nuk vjen as me “ishalla o Zot dhe o Perëndi”, as “nga ata të rrugës së Elbasanit”, as duke numëruar mandatet e kalorësit Rama‐2 për 3, as nga rambo‐kamikaz që japin jetën për shefin/karrigen e rradhës, as me dëshmorë Don Kishotë, as duke bërë “sexy=share (ndarë)” statuset e ushtarit të bindur, apo familjarit dhe shoferit të mirë, as duke ricikluar listën e sekserëve të familjes 2017 (sipas Rulit të parë), as duke u zvarritur si qënie inferiore dhe shpërdoruar demokratët si mercenarë për axhendën e partisë familjare, as nga mbledhjet e tipit Enverist, me militantët e PD dhe të deleguarit e Kryetarit në tribuna qesharake, as me duartrokitje dhe brohoritje neveritëse për partinë dhe “udhëheqësin e (pa) lavdishëm” !
E thënë më qartë, funksionarët e lartë të PD, përfshi vetë Kryetarin e “çuditërisht votuar”, por pa këllqe mbas humbjes dëshpëruese 2017 si dhe mungesa foshnjarake e kurajos për t’u përballur me “ushtrinë bolshevike të Rames” në zgjedhjet lolake, etj., por edhe të 12 të emëruarit/deleguarit politik në 12 qarqe, apo në riciklimin në funksione qesharake (si medaljet e Enverit) i personazheve të diskretituara (trima të tërbuar mbas dopios së dyte, funksioneve, gardës së servilëve dhe statuseve në facebook) nga fronti i koalicioneve “pa ushtarë” të VETĒ – VENDOSEN në kufijtë e vijës së kuqe të humbjes së radhës, të cilën në respekt të demokratëve kurrësesi nuk do ta uroja.
Kjo është përqasja, përgjegjësia kombëtare dhe “dorashka morale”, jo për të burrërruar Lulezimin @ co as Gazin e Elbasanit, dhe asnjërin nga 10 kryesuesit e listave në 10 qarqet e tjera, por për të merituar dhe frymëzuar demokratët e dëshpëruar dhe shqiptarët e inatosur nga Rama-2 me besimin dhe shpresën e fitores së pushtetit mbi 71 deputet! Kaq fare e thjeshtë!
Të tjerat janë pallavra mashtruesish të stërvitur, si përkëdhelitë e holla/cinike si biro‐t e xha Rulit të «Komisionit të mbarsur me dekorata, por që s’polli as minjë»: si lebetitjet me “lot e qurra” të oligarkëve të thirrur “nën armë”; si përbetimet e ushtrisë së sekserëve dhe servilëve të “blinduar” në listat fituese që sigurisht do ta braktisin të parët “mavro‐kapitenin e anijes së mbytur”, mbas humbjes turpëruese të 25 Prillit!
Së katërti, e vërteta, mundet të jetë shumë e hidhur por ështē si ilaçi më i mirë për të shëruar të sëmurët!
Prandaj do të vijoj, përditë dhe më fortë, të ndajë me mbarëshqiptarët dhe jo vetëm, shqetësimin ulëritës që e «djathta e gjunjëzuar nga mungesa e kurajos, kohezionit, konsistencës dhe besimit» si dhe pazaret e natës me listat po shkon drejt humbjes dëshpëruese të rradhës më 25 Prill.
Kjo, pa asnjë mëdyshje, është fatkeqësi kombëtare, por për asnjë merit të Ramës, as Ruçit, as Ballës & co, por vetëm për shkak të qasjes dhe platformës piramidale alla [email protected], duartrokitjeve enveriste për udhëheqësin dhe 12 të deleguarit politik në qarqe, mungesën cinike të “inventari të memories” dhe respektit për kontributorët e pashpërblyer dhe vlerat fisnike në PD, nga “blindimi” në listat e sigurta me ish-zyrtarë zullumqarë, aleat të diskretituar si dhe sekserë të sukseshëm por të neveritur para shqiptarëve !
Së pesti, e thenë qartë, asgjë fare personale me kërkënd, por edhe asnjë arsye e vetme për dëshpërim dhe për të ulur kokën askujt! Në të kundërt, e çmoj si detyrim dhe mbas 26 Prillit do të mbetem ushtar i përkushtuar, përulur dhe i pamposhtur në betejën e rikthimit te vlerat e demokracive funsionale, si dhe për mbrojtjen e interesave kombëtare!
Mesazh shtesë (6) ju bëj thirrje të sinqertë, prindërore, vajzave dhe djemve, emigrantëve, «qyteterëve me arsye të shëndoshë» dhe mbarëshqiptarve, që ëndrrën për të ardhmen e vendit të tyre si gjithë Europa të mos e lënë më, asnjē ditë mbas 26 Prillit, në dorë tē këtij sekti politikanësh sojësëz, shtetarëve zullumqarë dhe ushtrisë së rambo‐sekserëve të pushteteve, që jo vetem kanë pushtuar (privatizuar) politikën, por edhe kanë përdhosur vlerat Euroatlantike, sundojnë dhe i kanë nxirë faqen e Shqipërisë. Besimplotë se mbas 26 Prillit bashkë do t’ia dalim në misionin fisnike për ta çliruar të ardhmen e Kombit tonë të begatë nga ky sekt i rrezikshëm pusht-etarësh !
Përkushtimisht & përgjegjshmërisht, Juaji!
*Gjeneral ® AHMETAJ, Ekspert i Lartë
Për çështjet e Sigurisë Kombëtare & NATO-s;
Zv/President i Këshillit të Atlantikut për RSh;
Ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD;
Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH;
Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSH në NATO.
Ik o Pirro Pyka, futi ndonje raki dhe qofte.
Te dogji qe ste futen ne lista.
Si thote populli: Ha mut nashi
Klm!
Nga ato qe shkruan dhe nga momenti ne te cilin po i shkruan na binde plotesisht qe Basha ka bere veprimin e duhur qe nuk te ka kandiduar ty.
MIRE E KE CV TENDE PO KE HARRUAR KRYESOREN ISH SPIUN I SIGURIMIT TE ENVERIT E ME MBAS ISH SPIUN B040 I SHIUT TE SALEHUT.KESHTU SHKRUAN SHUME BUKUR POR GJITHMON KUR SHIKON E KUPTON QE TE ESHTE BERE PADREJTESI.PER TE TJERAT E DI VETE TI.
Ky pritu sa ta kishte emrin ne liste, e mbremshja i tregoj se nuk do jete dhe sot nisi pamfletin.
Zoteri jam dakord ndoshta me shume gjera qe thua, por ku ishe zoteri perse nuk shkruajte me perpara.
Ju nuk keni pergjegjshmeri sepse nuk kujtoheni per te keqen kur e keni perpara syve por kur tani qe nuk gjetet emrin ne lista.
Je shume i thelle? nuk te kuptojme! cfar zgjidhje ka per 25 prillin cfar sugjeron?! Kur nuk qartesohesh quhet llomotitje.Je pjestar i zullumeve ndryshe nuk do ti kishe pranuar ato poste .Dil ne shesh mos u fsheh.
O Piro u bere gazi i botes… paske lene leshte me duket… po ben muhabet kapterash… sa per gjeneral zbie ere fare..,boll fole per Be- lulin..!!
Eshte teper vone per keshilla shoku Gjeneral ! Ka filluar lufta ( ndeshja d.m.th. ) dhe meqenese qenke ushtark me gjithe ate CV e din qe Planet e Fitores behen pa filluar lufta .
flm gjeneral !
Ky sharlatan ndyu keq Kauzen e Demokracise me Kllounerine e tij .
Eshte mire qe te leri ne mes Fushaten e zhduket se po le nam cdo dite
saher del .
Po tallen jovetem shqiptaret por gjithe Bota .
Serbet komentonin duke qeshur me te madhe para fytyres se Sjtremberuar te Boratit te Shqiperise
thoshin ne nji Emisjon ,ku talleshin me shqiptaret duke i quajtur Indianet e Ballkanit ?
ja nga kto surrate ordineresh dhe kane te drejte ,kur i lejome vetes ,kto Karikatura ne Politike .
Turp per Demokratet e vertete dha at qe humben jetet per te qen te lire si gjithe Bota .
E mor gjeneral zyrash, ndersa ushtaraket rrine larg politikes, ti zhytesh ne procese destabilizuse. Shpertheve kur te hoqen nga lista, shan, uleret dhe ben thirrje per rrebelim. Nderkohe qe probemi jot nuk eshte me shqiptaret, jo, problemin e ke brenda partise tende. Prandaj shko atje, shko e ndrysho partine dhe vazhdo. Sa per thirrjen tende per 26 Prillin, as te pjerdh kush. Dhe mos paragjyko zgjedhjet. Votimet do behen dhe do qeverisin ata qe do fitojne. Si ushtarak qe je, te kujtoje se ate dite, pra me 26 Prill ne shqiperi nis stervitja e perbashketa me NATO-n dhe nuk ke asnje mundesi te destabilizoni vendin. Po bete gjurulldi, sic po thoni, do te ngren ne ajer Piro Ahmetaj.
Une kam respekt te vecante per ushtaraket,por jam i habitur me kete majmunin e fshatit pordhes qe gjithmone ka qene servil e pise e mos te ndyej ma respektin e oficerve
Dinjiteti krikohet gjate gjithe jetes! Humbet per nje cast!
Ju vetem gjeneral nuk jeni me.
Pershendetje gjeneral !
Si shume poste dhe ofiqe te larta te paska dhene partia ty o gjeneral i Soleut, por asnjehere se paske kuptuar perse t’i paskan afruar .
Gjeneral nashti te erdhi men’ja o lumadh qe Saleu me ty ka fshire menderen ? Asnjere se paske kuptuar qe ti ne ate parti ke qene ushtari cale ne rresht te fundit.Megjithate, Gjeneral, me duket se po shin murriza me kepuc te zbathura . E dime qe te duket vehtja trim se je nga Vlora ( ti je turpi i vlollateve) por mos e kruaj shume me partine e Saleut se ta kendojne kengen ata.
As mish,as peshk,S’Pirro mavria.
Të marim fatet tona në dorë ?
Po si ?
Shave majtas dhe djathtas, llumin dhe korrupsionin,
pooooor asnjë fjalë për atë më kryesorin,LSI-në
ose si quhet në gjuhën popullore,leshelija !!!!!
Mos vallë është kjo zgjidhja simbas teje ?
Edhe Pirro edhe Ahmet,nuk shkon.
PS:Akoma je këshilltar i Preshi-dentit ??
Fakti që ke vendosur edhe CV-në tënde në fund të çarçafit, dekonspiron qëllimin,propagandë lesheliste?
C’do njeri po edhe cdo opganizate partie , ja vlen te kete kundershtar te fuqishem te mesuar te drejte te ditur , sepse keshtu ngren edhe nivelin e tij ; mirpo PD kete here nukse e ka privilegjin e madheshtise , sigurise , dinjitetit , me keta kundershtare sharabajka qe shofim . Cdo njeri ne demokraci ka te drejten per te pretenduar te drejtoje edhe institucionet me ne ze te shtetit ; mirpo c’do gje duhet te ndodhe sipas aftesive dhe mundesive qe ka . PD edhe ketu ka gabuar duke vendosur individe te pa afte ne intitucione , si shokun Ahmetaj , gje te cilen na e deshmon vet individi Ahmetaj , me vendosjen e tij ne nje sere institucjonesh , vetem mungante detyra e fundit e tij si Kryetar i otganizates se Grave . Zoteria , na flet edhe per ekzistenncen e nje ushtrie bolshevike te Rames , dhe pa aftesine e Bashes te perballet me bolshevizmin , te mbetur penge , ne trute e tij te thartuara nga bolshevizmi e Stalinizmi ku , Kapterri Ahmetaj mbetet ushtar besnik i tyre . Shprehiet qe ka perdorur ky zoteri gjithe jeten e tij ne ushtri kan qene : Eja ne radhe , Gati tu , dhe shoke ushtere numuror te topit , jemi ushtare te denj te memes Parti dhe te shokut Enver !.
Keto shprehie Ahmetait i duken si fjale e shprehie te arta , filozofike , politilogjike , Shkencore , peandaj eshte teresisht e domosdoshme qe ky “personalitet” te zgjidhet si LIgjberes ne Kuvendin e Shqiperise . S’behet puna me te thene , puna behet me te dhene ( mend ) .
Ore e mendoja se ka pak mend,por ky qenka komplet KAR.Guxo dhe dil pas 26 prillit pa do te rjepim o KAR .
Kur te bejne gjeneral pa te njohur asnje ne ushtri keshtu ndodh. Nuk dihet asnje kontribut i juaji ne ushtri, por nje dite gdhive gjeneral duke lepire bythen e politikaneve. Je ushtrak dhe nuk duhet ta kishe ulur veten ne nivelin e politikaneve. more ate qe meritove. nuk duhet ta kishe bere veten sepse vjen nga nje krahine patriotike, por ti ke trasheguar veset me te keqija te tyre.