Albana Vokshi: Kush po pyet për Covid, rëndësi ka të largojmë virusin Edi Rama

26 Mars 2021, 10:53Politika TEMA

Albana Vokshi, kandidate e Partisë Demokratike për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ishte e ftuar në A2, nga ku foli për hapjen e fushatës elektorale, e cila ndodhi dje në sheshin “Nënë Tereza”.

Rama u shpreh pas organizimit të Partisë Demokratike se u shkelën të gjitha masat anti-covid dhe e cilësoi atë si vatër infeksioni. Megjithatë, Vokshi u shpreh se virusi më i madh është Edi Rama për Shqipërinë.

“Ishte një ceremoni plot emocione. Ishte e papritur ajo turmë e madhe njerëzish, plot dëshirë për ndryshim. Ne kemi njoftuar që anëtarët të vinin me makina, por ishte e pamundur për të ndalur dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

Virusi më i madh është Edi Rama. Të rinjtë duan ndryshim. Të gjithë profesionet duan ndryshim, ndaj edhe ajo e djeshmja ishte me emocione.

Nuk ishte një organizim i mirëfilltë me aq shumë qytetarë. Gjatë hapjes na telefononin me qindra të tjerë që kërkonin të ishin pjesë e ceremonisë së hapjes”, u shpreh Vokshi.

Më tej, Vokshi u shpreh se askush nuk mund të ndalë vrullin e shqiptarëve për ndryshim. “Nëse do të kishte pasur organizim, do të të ishin qindra-mijëra qytetarë në shesh”, tha Vokshi.

3 komente në “Albana Vokshi: Kush po pyet për Covid, rëndësi ka të largojmë virusin Edi Rama”

  1. s-hale kriminel berisha te varet ne Litar says:

    karabaxhelle ti je mesuar vetem ta mbash karin ne goje se pidhi te eshte bere si pidh pe plake..ptuuuuuuu felliqesire islamike baxhelle e shemtuar.

  2. kalec trungu says:

    sa me shume shoh komentet te tema aq me shume behem kunder ramit

  3. Ndue says:

    Ke ndigjua se lopet jane me korona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje