Rama, batuta me qytetaren në Durrës: Fotografi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?

26 Mars 2021, 14:13Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e rindërtimit në Durrës. Ai lëvizi në këmbë përgjatë lagjes, ku takoi edhe qytetarë të ndryshëm.

Rama ishte i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako. Në video dëgjohet edhe një qytetar që thotë “Rroftë Rama”.

Një qytetare që po rrinte me bashkëshortin në derën e biznesit të saj, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”.

Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako.

Në këtë rast Ramës nuk i munguan as batutat.

“Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografe kryetaren e bashkisë, fotografi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”, i tha Rama qytetares.

2 komente në “Rama, batuta me qytetaren në Durrës: Fotografi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”

  1. neri says:

    Nje Amaro Lucano !

  2. Ideali says:

    Shkoi ne Durres te shikoje fasaden e tij. Pallate te krisur, te lyer e te ngjyer, te mberthyer edhe me nje gisht tape, po te krisur. Pallate te plakur lyer me buze te kuqe. Keshtu na e pershkoi kete vizite sot ne nje lokal ne Iliria nje mik i vjeter. Kjo puna e fotos qeka sec qeka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje