“Baca Reshat nga sot i mbrojtur”! Vaksinohet aktori Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij, ministrja Manastirliu i këshillon

26 Mars 2021, 10:59Sociale TEMA

Ditën e sotme ka marrë vaksinën anti-Covid “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana.

Ishte vetë ministrja Ogerta Manastirliu që shpërndau një video në rrjetet sociale, duke bërë me dije: “Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga Covid19.

Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.

Teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me aktorin, Manastirliu i bëri të ditur se duhet të tregohen të kujdesshëm për tre javë.

Biseda:

Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.

Arbana: Faleminderit!

Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.

Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na keni nxjerrë në foto e video, mirë na keni bërë!

Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do ti vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje