Kodi Rrugor që do t’u paraqitet deputetëve në seancë plenare për votim do të jetë pa nenet ku i lihet shteg policisë që të vendosë gjoba automatike nga 10 – 40 mijë Lekë për automjetet të cilave u ka përfunduar siguracioni.
Gjatë debateve në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, u zbulua se propozimi kishte ardhur nga ana e Policisë Rrugore me kërkesë të shoqatës së siguruesve.
“15% e aksidenteve që ndodhin bëhen nga makina të pasiguruara. Kaq ka qenë në 2011, kaq është dhe sot”.
Por kreu i Drejtorisë të Shërbimeve të Transportit Rrugor nuk i pranoi këto të dhëna, ndërsa tha se nenet që janë lënë në variantin që ka shkuar në Kuvend duhet të hiqen pasi lënë hapësirë për subjektivizëm:
“Nuk ka vend që të vejë gjoba automatike sot, gënjejnë ata që thonë. 15% qenkan pa siguracion, gënjejnë. Ka që ikin nga vendi i ngjarjes por siguracion kanë. Shoqata do t’i vemë gjoba edhe nëse janë burg apo jashtë shtetit, pra janë në boksin privat”.
Komisioni nuk pranoi as propozimin e policisë për të bërë bllokimin e mjetit nëse mjeti konstatohet duke qarkulluar i pa siguruar por mbeti vetëm ndëshkimi me gjobë:
“Policia nuk do të punojë për sektorin privat”.
Please keshtu do ta forconi sigurin rrugore ? Njerzit nuk Marin vesh me edukim(megjth se është I domosdoshem),por me shame Marin vesh Kurt I djeg xhepi.
Te detyrohen kompanit e sigurimit qe Japan nje pulle dhe te kontrollohet nga polici,duhet te shfaqet edhe kontrolli teknik si dhe regjistrimi 2 vjecar.Cdo njera qe I skadon data Jewett gjoba.Cdo drejtues është I detyruar tenet i regullt dhe I shpeton gjobes.
Ka bere shume mire Drejt.Transp. dhe Komisioni i Ligjeve qe nuk.i ka pranuar te dhenat dhe propozimet e policise rrugore. Policia do qe te kthehet ne shoqeri aksionare dhe te bashkepunoje ne menyre abu,ive me shoqerite e sigurimit. Nese do te pranoheshin dhe miratoheshin propozimet e policise per gjobat automatoke dhe bllokimin e mjeteve efektivet e policise rrugore dhe drejtuesit e tyre do te abuzonin, do te kerkonin mite. Me nje fjale do t’u nxonin jeten qytetareve, pronare e drejtues automjetesh. Qytetari do te mbetej i pa mbrojtur nga arbitrariteti, dhuna e policise. Ku do te mund te ankohej? Kush do t’i jepte apo t’i rivendoste ne vend te drejten e cenuar?! Nuk jam dakord me Mihalin. Dhuna apo dajaku nuk edukojne. Shprehja: Dajaku ka dale nga Xhehneti eshte me se antinjerezore.