Kryetari i PD-së, Lulzim Basha një ditë pas çeljes së fushatës elektorale, ka zhvilluar takime me banorë të njësisë nr.8 në kryeqytet.
Banorët e kanë përshëndetur përzemërsisht Bashën, ndërsa disa prej tyre kanë thirrur në kor emrin e tij.
Qytetari: Një banor: Ta hëngsha zemrën. Rama ik!
Basha: Si jeni mirë? Do jemi edhe më mirë! Do fitojmë patjetër! Me rininë!
Përshëndetje, a jeni mirë? Si e kam lagjen e vjetër? Gati për ndryshim apo jo? Si e ke emrin?
Fëmija: Shkëlqim!
Basha: Shkëlqefsh çdo ditë të jetës tënde.
Qytetari: Zoti Basha desha një autograf.
Basha: Me kënaqësi.
Qytetari: Të fala boji babës.
Basha: Faleminderit të fala shumë
Basha: Si je? Me shëndet?
Qytetari: Po ju?
Basha: Familja si është?
Qytetari: Mirë! Mirë.
Basha: Mbahu fort, këto valixhet për fat të keq kanë filluar të simbolizojnë largimin apo jo?
Qytetari: Po, çfarë do të bëjmë.
Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?
Qytetari: Keq na vjen! Ashtu është! Shumë, shumë të vështira!”
Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”
Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.
Eh sa keq po e rren veten o qyq. I ke hy detit me kom. Eh cke për të heq nga sala pas zgjedhjeve ti dhe cke mbrapa.
Tash po ja u nep lulushi, hi hi hi hi.