“Të gjithë mendonin se rruga Tamarë- Vermosh nuk do të bëhej kurrë, por unë dëgjoja Benet Becin kur vinte na takonte dhe thonte do të bëhet. Sot, jo vetëm që u bë por unë prej saj kam një biznes turistik.”
Kështu shprehet Besnik Pepushaj, një banor i Kelmendit në Shkodër i cili është kthyer nga emigrimi pas rikustruksionit të rrugës të pamundur për shumë kahe politike. Investimi i kësaj rruge i ndërtuar nga Benet Beci nën drejtimin e Fondit të zhvillimit , lidh Shkodrën, Vermoshin me Malin e zi dhe është e gjatë 29 km.
Kandidati për deputet në qarkun e Shkodrës, Benet Beci shprehet se në jetën tij profesionale i është dedikuar njerëzve, për të folur me ta, mësuar prej tyre, me u bërë bashkë, duke besu se veç ashtu mund ta realizojmë si duhet punën dhe që ai të rritjej sa më shumë profesionalisht.
“E kam taku disa here Besnikun kur diskutonim ndërhyrjet në Kelmend. Më vjen mirë të shoh sesi ai me gruan e djalin po çojnë para bujtinën e tyre, në Lepushë, ku natyra te bujaria hapin krahët për qindra turistë që po shtohen çdo vit”- shprehet Beci.
Bravo Benet Becaj !
Mandati i deputetit merret me pune dhe vepra te perfunduara dhe jo me llogje kavaje.
S U K S E S E !
Kur e kenıprıshur rrugen nga Tamara ne Vermosh,Sepse unekame qene aksıonıst ne kete rruge dhe derı ne Qafe te Bordolecıt ne vıtın 1968 makına e furnızımıtte sektorıt vınte dhe bıntefurnızımın me ushqıme dhe buke cdo dıte,Ne ne ate kohe po punonım per hapjen e trasese prej qafes se Bordolecıt ne drejtım te Vermoshıt,Me qe e paskenı prıshur le te rındertohet Tung,