Bashën, të gjitha "rrugët" e çojnë tek gjumi: Mbyll sytë dhe imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën

28 Mars 2021, 14:53Politika TEMA

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ca gjëra janë vërtetë të pamundura, por të tjera siç është rritja e pagave është e mundur.

Sipas tij, hapja e vendeve të reja të punës dhe futja në Bashkimin Evropian është e mundur!

“Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thotë Basha në video.

Besojeni!

Çfarë thuhet në video:

Mbylli sytë dhe imagjino

Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës

Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.

Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!

Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!

Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thote Basha.

3 komente në “Bashën, të gjitha “rrugët” e çojnë tek gjumi: Mbyll sytë dhe imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën”

  1. Jimi says:

    Mjere djepja cfare ka tundur !?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Serjozisht e ka ky ?!?! Ky po flet per vetveten se eshte mjeshter I gjumit endrrimtar..

  3. Edi me valixhe says:

    Spoti eshte pozitiv dhe politikisht korrekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje