FOTOT: Ish bashkëshorti i Nora Istrefit rrëfen të vërtetën e lidhjes me modelen italiane

28 Mars 2021, 17:04Lifestyle TEMA
FOTOT: Ish bashkëshorti i Nora Istrefit rrëfen të

Pak javë më parë bëri bujë të madhe në rrjetet sociale një video që ka qarkulluar e këngëtarit Robert Berisha dhe modeles italiane, Maria Bove.

Kjo pasi të njëjtit shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, në kohën kur supermodelja po qëndronte për disa ditë në Kosovë.

Lidhur me këtë, ka reaguar për herë të parë artisti shqiptar i cili mohon të ketë pasur diçka më shumë mes tyre. I ftuar në emisionin “E Diell”, Berisha ka rrëfyer se ka qenë një puthje miqsh dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë.

 

 

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, deklaroi Berisha.

Roberti thekson se momentalisht është beqar dhe se është fokusuar më shumë në karrierën e tij si muzikant e tashmë edhe si prezantues.

Ai ka një vajzë nga martesa e mëparshme me këngëtarja, Nora Istrefi.

 

2 komente në “FOTOT: Ish bashkëshorti i Nora Istrefit rrëfen të vërtetën e lidhjes me modelen italiane”

  1. titi says:

    O gazetar shkruaj dhe kontrolloje ate para se ta publikosh ne gazete ja cfare shkruan Ai ka nje vajze nga martesa e meparshme me kengetarja N.I si duhet te shkruhej Ai ka nje vajze nga martesa e pare me kengetaren N.I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje