FOTOT/ Nis vaksinimi masiv në Tiranë, Rama: Brenda majit do të kemi 500 mijë shqiptarë të vaksinuar

28 Mars 2021, 10:34Sociale TEMA
FOTOT/ Nis vaksinimi masiv në Tiranë, Rama: Brenda majit do të

Ka nisur sot në Tiranë vaksinimi masiv i popullsisë për moshat 70 vjeç, me vaksinën kineze ‘Sinovax’.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar nga afër procesin e vaksinimit i cili po kryhet në qendër të Tiranës.

Kreu i qeverisë shprehu ambicien për të vaksinuar mbi 500 mijë shqiptarë deri në mes të muajit maj. Ai u shpreh se nisja e këtij procesi është kënaqësia më e madhe që ka marrë nga momenti që ka hyrë në politikë.

“Brenda majit do të kemi 500 mijë shqiptarë të vaksinuar. Vazhdojmë punën për të siguruar sasi të konsiderueshme vaksine. Besoj se ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar.

Mbetemi të bindur se deri në pranverën e ardhshme të vaksinojmë të gjithë popullatën, por shpresojmë ta bëjmë dhe më shpejt.

Vaksinimi do të vijojë “non stop” dhe njerëzit janë të lirë të zgjedhin të vaksinohen apo jo. Çlirimi i njerëzve nga ky stres është kënaqësia më e madhe për mua që kur kam hyrë në politikë”, tha Rama. (TemA)

11 komente në “FOTOT/ Nis vaksinimi masiv në Tiranë, Rama: Brenda majit do të kemi 500 mijë shqiptarë të vaksinuar”

  1. REALE says:

    Nje pune dhe nje pergjegjesi e jashtezakoneshme per popullin e tij , ne nje kohe mbareglobale tejet te renduar, . Respekt Edi Rama!

    1. Mjekimi says:

      Pak aritmetikë:

      Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, dmth mundësia e infektimit është 50%=0.50.
      Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëhere fataliteti i infektimit natyror është 1.7%×50% = 0.85%.
      Atëherë pse të ashtuquajturat “vaxina” që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira e mbrojtëse kundrejt situatës së infektimit natyror??????

      Një prodhim mjeksor don 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti i shitjes në farmaci. Atëhere si mund të quhet vaksinë këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?

  2. Dori says:

    Jam 57 vjec, po me vaksinove para zgjedhjeve vota ime esht per ty Rama.

    1. Kalec Dega says:

      Dori …ai dhe ajo qeveri e ka per detyrim …nuk ke pse ti lepihesh si zorraxhi…… po te ishte Saliu , do ti jepje voten Saliut, se te shpetoi nga Covid?……
      =
      LOL
      Inshallah, ta ban gjilperen Rama…se jane gjilperat e Rames prej Kine me marreveshje nga Turkelia, lol….

  3. Traktori me zinxhira says:

    Njeres ky “Gomari” mund te mos na pelqeje,por per kete rast i duhet hequr kapela dhe duhet ti shprehim mirnjohje!

  4. Mucho says:

    Te dy prinderit e mi 76 dhe 72 u vaksinuan sot. Shume faleminderit sherbimit shendetsor dhe personalisht kryeministrit per punen e bere. Vertet dicka per tu vlersuar nga te gjithe. Sherim sa me te shpejte te semure e dhe u largoft ky virus sa me shpejt kudo. Respekte

  5. Kozmo says:

    VAKSINA ME E MIRE NGA TE GJITHA ESHTE SINOVAC!!!!

  6. Tani-Fier says:

    Vlerat maten vetem me PUNE.
    ARTIST juve ju flete PUNA. Te tjeret flasim ato qe asnjeri nuk do ti degjoj. FJALA juaj ka kuptime sepse personifikohet me fjalen PUNE.

  7. Lali says:

    Rrofte miqesis shqiptaro – kineze.! Evropi nuk na do,por me ne,me Edin eshte Kina dhe Koreja.

  8. Alex usa says:

    Je i madh o zoti Rama se sot ke vaksinuar shumicen e pleqerve te shqiperise; te marrin shembull Europa na ty se nuk eshte qdo gje vetem paraja por edhe Kontakte bravo;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje