Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.
Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala.
“Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.
Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinë, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.
Mesa thuhet ai ishte duke tentuar te shuante vatren e zjarrit… a ishte ai i trajnuar per te bere nje gje te tille? Vatra e zjarrit eshte ushqyer me gjithe okksigjenin qe ka pasur ne dhome dhe e ka krijuar vakum duke bere qe dera mos hapej…perse duhet te rrezikonte jeten e tij per te shpetuar mallara?
Sepse e ka trajnuar Erzen Gomar Brecanovici kafsha e tropojes qe sdi me lidh dy llafe
U prefsh ne paqe!