Jo vetëm pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, por dhe pagat e punonjësve të administratës publike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, bën me dije se pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten në mandatin e ri me 40 %, ndërkohë që pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 30 %.
Veliaj thekson se gjatë 8 viteve të socialisteve në drejtimin e vendit u është rikthyer dinjiteti heronjve të shëndetësisë dhe i punonjësve të sistemit arsimor në vend.
Më poshtë postimi i plotë:
Rikthyem dinjitetin e heronjve të shëndetësisë!
Rritje e pagës me 63% për mjekët dhe infermierët e punësuar në spitalet shtetërore
Rritje e pagës me 57% për mjekët e punësuar në qendrat shëndetësore
Rritje e pagës me 68% për infermierët dhe laborantët e punësuar në qendrat shëndetësore
Mirënjohje e veçantë për heronjtë që luftojnë në vijë të parë kundër COVID-19
Mjekët dhe infermierët në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 përfitojnë bonusin prej 1000 Euro në muaj mbi pagën, ndërsa stafi mbështetës 500 Euro.
Mjekët specialistë të cilët pranojnë transferimin në qendrat rajonale përfitojnë bonusin 250 mijë Lekë mbi pagën
Rikthyem dinjitetin e heronjve të sistemit arsimor!
32% rritje page për mësuesit e sistemit parauniverstar
Në mandatin e ri do të punojmë për të arritur:
40% rritje për pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve
30% rritje për pagat e punonjësve të administratës publike
Ore shume mire qe beni rritje pagash te sistemit buxhetor,por nga do gjenden kacidhet?Apo nga çekani qe do te bjere ne koken e sipermarrjes private?Nga do gjenden keto te uruara? Po punonjesit e sistemit privat ku te s’emes te shkojne?A meritojne edhe ata ndonje rritje page me qellim qe te perballojne inflacionin qe shkaktohet nga rritja e pages ne sektorin buxhetor?Apo ai sektor qe kontribuon ne realizimin e te ardhurave te buxhetit ( edhe te pagave qe marrin “sherbetoret e popullit”) duhet te shkelen me kembe me qellim qe agallaret me sejmenet te jetojne me mire?
A eshte bere ndonje analize per treguesit ekonomik qe do te realizohen sipas viteve , me qellim qe te besh edhe parashikimin per te ardhurat dhe shpenzimet?NQS nuk ka rritje ekonomike te sektorit privat ( ai sektor qe gjeneron te ardhurat), mos flisni per rritje pagash, sepse edhe po i rritet vlera reale e pages se re do te jete e njejte me ish pagen, per buxhetoret , kurse per sektorin privat duke qendruar ne te njejtin nivel , paga reale do te jete poshte nivelit te pages se pare.Shkurt rritjen e inflacionit do ta vuaj kjo shtrese punonjesish.
Ky pınok eshte nje mashtrues kalıbrı,Edhe pse jame ımajte dhe ı moshes se trete ketıj nuk ı kame fare besım,Qe nga pamja e jashteme,me nje qeshje krejt fallso Imıtues klasık ı padronıt te tıj,Nje mashtrues qe une po e fılloj nga kjo e fundıt qe bene fjale per rrıtjene rrogave,Pa treguar se ku e ka fondınky k,bashtıak,Apo mburret me premtımet e Kryemınıstrıt dhe ky ı paraqet sı te tıjat,Na u mburr per uje,per tıranen dhe shkon e mburret ne FarkeKu,Ku qytetı ı Tıranes eshte derı tanı jo vetem turpı ı Shqıperıse por ı gjıthe botes,Kqytetet e botes e kanr sıguruaruje per kqytetın e tyre por e kane bere sı te duan te ftofte,te ngrofte,etj,Une ne mes te Tıranes zona e restorant Durresıt ne oren 08,oo nuk kemı uje as per te lare fytyren e jo me tepar,Mıre zona brenda unazes,Por jashte unazes rruga Memo Meta pa asnje shkolle 9 vjecare dhe detyrohen prınderıt te shoqerojne femıjet,nıperıt dhe mbesat per ne shkolle ne rrugen e dıbres,E plote gjera te tjera,Thjeshte per muq,qe nuk ja kame nevojen per asgje,eshte nje mburravec ı keq,