Ish-sekretari i PPSH merr vaksinën: Rama bëri mirë që i përmirësoi marrëdhëniet me Kinën

28 Mars 2021, 14:43Sociale TEMA

Ish-sekretari i Partisë së Punës së Shqiptare në kohën e Enver Hoxhës, Muho Asllani ka marrë vaksinën kineze kundër COVID.

Në një prononcim për gazetarin e ABC Leonidha Musaj, ai përgëzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka bërë shumë mirë që i ka rregulluar marrëdhëniet me Kinën.

Asllani deklaroi se fillimisht ka hezituar ta bëjë vaksinën por më pas ka qenë i vendosur për ta marrë atë.

Faleminderit shumë që po më mbani gjallë akoma. Jam 84 vjeç. Jam Muho Asllan Asllani. Kam qenë sekretar i parë i PPSH-së. Me kinezët kemi pasur marrëdhënie të mira.

Kur u prishëm me BS, Kina na ndërtoi objektet që futëm njerëzit në punë. Bëmë objektet për t’u mbrojtur nga armiku I dukshëm.

Me thënë të drejtën. Patën faj disa njerëz të moshës së tretë që dikush e tha që kjo vaksina kineze nuk lejohet me e bërë ata që janë mbi 65 vjeç. Nuk e bëra se nuk bënë as Italia, as Gjermania, as Franca.

Pasi u bënë analizat u binda që kinezët kanë vënë dorën në zemër dhe duan të na ndihmojnë përsëri. Edi Rama bëri shumë mirë që i përmirësoi marrëdhëniet edhe me Kinën, edhe me shtetet e tjera të perëndimit që na ndihmuan.

A ka më mirë more. 100 shtete na dhanë ndihmë për pasojat e tërmetit. A ka më mirë që shumë shtete na ndihmojnë me vaksina pa pare.

Këtë kinezen, Edi tha se i mori me pare. Sa janë 10 dollarë. Një gjilpërë. Dikur i kemi bërë pa pare sot i paguan shteti”, shprehet ai

1 komente në “Ish-sekretari i PPSH merr vaksinën: Rama bëri mirë që i përmirësoi marrëdhëniet me Kinën”

  1. Ideali says:

    Akoma jep mend ky palaco? Po c e do jeten ky more. Perse ngul kembe. Nje plak qe humbi djalin ne thellesite e detit Adriatik me gomone, kaq shume e do jeten? Apo e ka urdheruar nga ferri shoku Enver te qendroje mbi toke si gure varri gjersa te ariijne mbeturinat e tij ate fitorje qesharake qe s e arriten kurre, vec rastit kur futen nen dhe me mijera shqiptare te pafajshem dhe kolonat e dijes se nje kombi. Me gjeni pleher me te ndyre,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje