Kryeministri Edi Rama i kërkoi mjekëve dhe ministres Manastirliu në Kombinat që vaksinimi i popullsisë të vazhdojë me fasha orare për të shmangur radhët e krijuara pak ditë më parë në Vlorë.
Rama gjithashtu kërkoi që të rritet numri i dozave që bëhet brenda ditës për sa kohë ka sasi vaksinash të siguruara.
“Duhet të vendosen orare, Se në disa qendra në Vlorë ka pasur grumbullime për shkak se janë lajmëruar të gjithë për në orën 10:00.
Do të punojmë edhe me tre turne nëse do jetë nevoja. Mund të rritet numri.
Nuk ka pse ta bëjmë vetëm me 200. Mund ta bëjmë me 300 edhe më shumë se kjo është qendër e madhe”, tha Rama.
Ministrja Ogerta Manastirliu sqaroi se janë përpjekur të punojnë me fasha orare por ka prej atyre që vijnë para orarit të caktuar për të marrë vaksinën.
“Me fasha orare në fakt kemi operuar. Pavarësisht se të moshuarit vijnë para kohe”, tha ministrja.
Procesi i vaksinimit në Kombinat u ndoq edhe mjekja Silva Bino.
Koha eshte vertet per pune Z. Rama. Keni 8 vjet ne krye te shtetit, kur do filloje puna per ndjekjen penale te krimineleve Berisha et large?
Po per ndjekjen penale te hajduteve, Meta me shoke?
Mos u hidhni hi syve njerezve te varfer. Genjeni ata qe kane mbetur…….ndoshta nje e treta e shqiptareve, te tjeret i kemi ne emigrim.
Ju jeni pjese e sistemit, dhe nuk beni dot ndryshime. Fushata vashzdon me ritme. Po une do te thosha dy fjale:
– Vaksinat nuk jane faji juaj, gjithe Europa po vuan, imuniteti i tufes eshte shpetimi per shqiperine.
– Ne shqiperi ka krim te te gjithe llojeve. Asgje nuk eshte bere per ta luftuar. Njerezit e punes kane ikur, dhe nuk eshte nga papunesia apo varferia. Arsyeja eshte qe nuk ka shtet apo ligj qe te te mbroje. Do vije dita qe do perballesh me kriminelin…..dhe sido qe ta sjellesh je i humbur. Te lire dhe rrugeve i keni te tere kriminelet, nga parlamenti te baret e rrugeve.
Dita qe soji juaj i PS, PD, LSI dhe gjithe harbuteve qe kemi ne krye do vije.