VIDEO/ Vaksinimi masiv, Rama: Për pak muaj kjo vuajtje do të mbaroj. Do presim turistë nga e gjithë bota, s'do kemi orare kufizuese

28 Mars 2021, 09:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se pas nisjes së vaksinimit masiv, jeta do i rikthehet normaliteti shumë shpejt

Rama shprehet se koha është e vështirë, por sigurimi i vaksinave do të bëjë që në pak muaj kjo vuajtje e shkaktuar nga pandemia të marrë fund.

Me nisjen e procesit të vaksinimit masiv, kryeministri shprehet se kjo do të ndihmojë turizmin gjatë verës, pasi hoteleritë do të jenë të hapura pa orë kufizuese që do të mund të presin turistë nga e gjithë bota.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese.

Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet në videomesazhin e Ramës.

6 komente në “VIDEO/ Vaksinimi masiv, Rama: Për pak muaj kjo vuajtje do të mbaroj. Do presim turistë nga e gjithë bota, s’do kemi orare kufizuese”

  1. no Problem says:

    Hartimet i ben te bukra ky KM, njesoj si petullat me uje

  2. Doni me per Belul Ramen? says:

    Ka 8 vjet qe Edi Rama flet ne menyren e ardheshme, “do te”.
    Para nje muaji tha “Kurre vaksina ruse e kineze nuk do te pranojme”
    Tani pas nje muaji pjerdh e sajon enderra me turiste pas vaksinimit “masiv” kinez.

  3. ronny says:

    Good job oh i gjate! Le te lehin zagaret majtas – djathtas poshte e larte, po ti po ben sa skane bere bashke as ne enderr keta parazitete ndyre.
    Te lumte shoku!!!

  4. Tironci says:

    Te lumt mos ishe ngaterru me mutatin dhe kolaboracionistet nuk do kish burr me te zbrit nga karrikja per momentin , per te tjerat per momentin je me i miri , deri sa te gjejm nje forc politike me njerez profesionist patriot dhe te pergjegjshem qe ta heqim qafe kte politik te kti 30 vjeçari qe keni shkaterruar shqiperin dhe personalitetin e kti populli , keni ngritur shtetin me te shemtuar dhe te korruptuar te planetit me ndimen e ambasades Amerikane qe ka qen ideatorja e kti sistemi te shemtuar qe me kapterin e cias Rairson 30 vjet me par , per kte shkaterrim nuk ke shum dor ti por partit e tjera me ne krye PDn qe duhet te kish dal jasht ligjit me koh se esht si nje organizat terroriste ne kte vend dhe nuk duhet te votohet ne as nje menyr , rrespekte per punen e mir qe ben per popullin dhe vendin tim PSja per momentin me e mira nga te kqiat e tjera , ju uroj fitore dhe per 4 vjette tjera.

  5. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Me thuaj cfare ka thene e nuk ka bere……. Mjafton te kete bere 80 perqint e atyre qe ka thene qe te kualifikohet si nje politikan qe mban fjalen…. shiko cbehet ne bote ku politikanet e kane cdo gje gati, shtetin, administraten, drejtesine e cdo gje tjeter dhe krahasoje me Shqiperine qe gjeti Rama ne 2013, dhe pastaj fol, driteshkurter,……

  6. geri says:

    kjo vuajtje do te MBAROJË jo MBAROJ se eshte njejes or zoteri …ah medet gjuha shqipe ka rene ne dore te kasapeve ….pfff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje