Ekspozita e Mimoza Ahmetit, “Potencë” sjell portretet e individëve të gjallë: Këtu kam Edi Ramën, të goditur në një atentat më 1997

29 Mars 2021, 21:22Politika TEMA

“Potencë”, quhet ekspozita e sapo çelur e Mimoza Ahmetit.

Ajo zgjedh të na sjellë këtu portretet e individëve të gjallë të shoqërisë sonë, që kanë lëvizur midis mundësisë dhe fuqisë. Midis mundësive individuale dhe pushtetit si forcë absolute.

Derisa të arrish në këtë ekspozite ose në salon arti është një rrugë shumë e gjatë dhe përveç elementëve emocionale ka dhe element konceptuale që vlejnë për tu diskutuar.

Kështu këtu kam portretin e Henri Cilit. Këtu kam portretin e Edi Ramës në fazën kur ai është kryeministër pra kur është në fuqinë e tij absolute.

Këtu kam një personazh shumë të veçantë që është në karakterin e tij të dyfishtë Fatos Lubonja, që është edhe njeriu i thjeshtë e përditshëm, por edhe ai që bën apel për çështje të nacionalkomuizmit, të simbolikës.

Në një fazë tjetër këtu kam Edi Ramën, I cili është në vitet 97, I goditur në një atentat, në një përplasje”, tha Ahmeti.

Ahmeti në pohon se ka në plane të saj së shpejti një tjetër ekspozitë, që po ashtu do të zhbirojë karakteret dhe të brendshmen njerëzore, ndërsa thotë se këtë paraqitje të punëve të saj e ka bërë për të dhënë një shembull për studentët e ardhshëm të arteve pamore.

Vendosa të fus një emërues të përbashkët që quhet potencë. Fuqia e trupit në lëvizje nga një pikë në një tjetër. Doja të thoja që kjo ekspozitë kishte për qëllim që të ngacmonte studentët e rinj që do vijnë për arte pamore”, tha ajo./tch

4 komente në “Ekspozita e Mimoza Ahmetit, “Potencë” sjell portretet e individëve të gjallë: Këtu kam Edi Ramën, të goditur në një atentat më 1997”

  1. vjeshta says:

    “Potencë”????!!!!!!!!
    Çfarë do të thotë kjo fjalë?

    1. K says:

      O vjeshta! Meso ndonje gjuhe te huaj sepse shqipja jone vetem cereku i saj eshte joni, fjalet e tjera jane te huaja!

  2. Jo keq .
    Nuk do desha te depertoj brenda asaj ,se kush ,qysh , ky ,ai etj
    cfar ka te bej me kto protrete etj ,
    por mendoj se eshte nji Levizje Perpara ,kjo Expozite drejt asaj qe
    duket te ket rene ne komma nder shqiptare qe eshte sipas meje Kreativiteti
    dhe per mua ” Potenca ” ktu konsiston pikerishte ne kte gje,
    ne Krijimtarin e Autores
    e cila duket sikur zhgjon nga Komma ate ndjenj krijimtarie
    cdo pikture ka te vecanten e vet , nderkohe qe ne kte rast idea qe sjell Autorja
    sado abstrakt te duket eshte e Mrekullushme .(Kreativ zu sein )
    Rrespekt …

  3. Texas says:

    Z. MIMOZA nje nder te paktet GJENI Shqipetar ne kete fillim shekulli .Do lutesha te kishte me shume njerez ta kuptoni . Je fantastike Moza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje