FOTO: Homazhet për Bashkim Finon, Yuri Kim shkon në Pallatin e Kongreseve

29 Mars 2021, 15:13Sociale TEMA

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka qënë prezente ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve për të kryer homazhe për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino i cili humbi betejën me COVID.

Me heret, ne nje njoftim ne rrjetin social, nenvizohet: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.

Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe.”– shkruhet në faqen e ambasadës amerikane.

2 komente në “FOTO: Homazhet për Bashkim Finon, Yuri Kim shkon në Pallatin e Kongreseve”

  1. Adomë says:

    Lame pa mend edhe ambasadoren. Pse u vu Fino, qe te shuante zjarrin qe ndezi Berisha ne 97-en.
    Vijne zgjedhjet e ardhshme dhe Berisha kandidon perseri, kur duhej te ishte ne vitin e 24 te burguf, per ate qe beri – deri ne 97-en. Tomi, Tomi therret ambasadorja, po Berisha, Yuri Kim, a duhet te jete më ne parlament???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje