Debati/ Baton Haxhiu: Ja pse Rama vendosi Xhafajn e Majkon në vende të pasigurta në lista. Bushati: Janë të ndëshkuar

30 Mars 2021, 20:59Politika TEMA

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar skemën e re të kryeministrit Rama për të vendosur figura të njohura në vende të pasigurta në lista.

Baton Haxhiu, tha për Fatmir Xhafajn dhe Pandeli Majkon se nuk janë faktorë të cilët Rama po i ndëshkon për arsye pushteti, por përkundrazi, kanë marrë shumë nga Partia Socialiste dhe nuk kanë kontribuar aq sa u takonte secilit.

“Modeli i vitit 2017 ka krijuar një lloj përtacie të njerëzve që kanë qenë në listën fituese të kryeministër.

Ndonjëherë është më mirë të jesh jashtë listës, se sa brenda listës dhe të fitosh një farë beteje me veten që t’i rikthehesh prapë për faktin se nuk ke kontribuar ose ke marrë më shumë se duhet nga partia”, u shpreh Haxhiu për Euro News.

Ndersa Andi Bushati tha se Rama i ka pozicionuar Xhafajn dhe Majkon në vende jo të favorshme, pasi këta dy politikanë e kanë kundërshtuar Ramën në disa raste.

“Nga pikëpamja politike Majko dhe Xhafaj janë të ndëshkuarit e Edi Ramës. Rama ka bërë një gjueti shtrigash jo me kundërshtarët pasi tani në Rilindje nuk ka më, por edhe me njerëzit që një herë në jetën e tyre kanë guxuar të bëjnë një gjë ndryshe nga sa u ka thënë shefi.”

Bushati përmendi edhe një arsye teknike pse Xhafaj dhe Majko e kanë të vështirë ta thyejnë listën, ku ai theksoi se në qarkun e Tiranës këta dy politikanë nuk janë gjë tjetër veçse një nga 32 deputetët e PS-së.

“Do e kenë shumë të vështirë të zgjidhen sepse ndryshe nga njerëz të tjerë që janë vënë nën tavanin e qarqeve të tyre si Gramoz Ruçi, Taulant Balla, nga pikëpamja teknike Majko apo edhe Xhafaj, nuk janë kryetarë të qarqeve tyre. Xhafaj, Makjo, Kodheli janë thjesht një nga 32 deputetët e PS në Tiranë.”

1 komente në “Debati/ Baton Haxhiu: Ja pse Rama vendosi Xhafajn e Majkon në vende të pasigurta në lista. Bushati: Janë të ndëshkuar”

  1. Dolıkyloqja e bushatlınjeve dhe bene komente te neverıteshme Mundohet me bere dıversıon ne mes te kandıdateve per deputet dhe kryetarıt Edı Rama,Ky me keto sherbıme mundohet me bere punen e Salı Berıshes sı dado qe e ka paturf,Se fundı ketıj shıkoj surratın sı te mıut qe ka ,Thjeshte po behet brejtes,Por te dy deputetet sı Xhafa dhe Majko atyku jane caktuar do te fırojne se popullı ı njef mıre se kush jane dhe per votuesıt nuk ka rendesı se ku eshte,se shqıptaret do te votojne dhe jo serbet or Bushat dordolecı,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje