Arsyet e “ndërsimit politik” të Gjekmarkajt prej Bashës, kundër Topallit e Patozit?

30 Mars 2021, 17:25Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Në fillim, Lulzim Basha, duket i këshilluar nga ekspertët e huaj të PR-it që ka angazhuar, nuk i sulmoi partitë e reja të së djathtës që kanë dalë prej PD-së.

Kjo taktikë u pa në një logjikë që kreu i PD-së synon të krijojë imazhin e një lideri të sigurtë, që ka një qetësi në elektorat dhe po kërkon të maksimalizojë votat, jo duke bërë betejë, por duke dhënë mesazhet e tij si alternativë qeverisëse.

Por në mënyrë të papritur, kjo taktikë është rrëzuar prej mbrëmë, ku një nga kandidatët e PD-së për deputet, Agron Gjekmarkaj, ka përdorur arsenalin më të egër ndaj dy ish-udhëheqësve më të lartë të PD-së: Jozefina Topalli e Astrit Patozi, tashmë aktorë të rinj politikë në zgjedhjet e 25 tetorit.

Gjekmarkaj, sado në të shkuarën ka qenë një panelist studiosh, por që lëvizte me orientimin e zyrës së shtypit të PD-së, sot ai është pjesë e makinës zgjedhore të Lulzim Bashës.

Përshkallëzimi i fjalorit të rëndë, deri në dhunë verbale ndaj Patozit dhe Topallit, nuk ishte thjesht një rënie ekuilibri nga humbja e duelit me dy politikanë me eksperiencë e të stërvitur në debate.

Pasi përndryshe, gjuha e rëndë do të ishte vetëm episodike dhe jo të përshkruanin të gjithë linjën e emisionit.

Që do të thotë, se sulmi në vetvete është një taktikë që i orientohet nga qendra dhe jo nga nervat e rëna të Gjekmarkaj.

Bie në sy që ky ndryshim taktik, bëhet në 3 javët e fundit të fushatës, kur sipas të gjitha gjasave, Lulzim Basha është në dijeni jo vetëm të sondazheve të dala nga media të ndryshme, por edhe ato që bëhen nga PD.

E cila, i bën këto sondazhe në mënyrë të vazhdueshme javë për javë.

Pasojë e këtij ndryshimi, sipas gjasave, është se Basha po shikon nga sondazhet dhe situata në terren, se nuk ka një rritje potenciale të votave për partinë e tij nga votues të rinj, apo zgjedhës të pakënaqur, që në zgjedhjet e shkuara kanë votuar për PS-në.

E pikërisht, kjo situatë duket e ka bërë të domosdoshme që PD-ja t’i rikthehet “hambarit” të votave të së djathtës, në mënyrë që të mos lejojë rritjen e partive të reja të së djathtës.

Metodë që Partia Demokratike e ndoqi edhe dy vjet më parë, kur kërcënoi kandidatët e Bindjes Demokratike në disa qytete të vendit si Kavajë, Kamëz etj, çka i detyroi ata që të tërhiqen.

Gjuha e Gjekmarkajt nuk shkonte ndaj Patozit e Topallit, por ndajj njerëzve të së djathtës, të pakënaqur me Lulzim Bashën, që natyrshëm mund të jenë elektorat i dy partive të reja, të cilët kanë qenë mjaft kritikë gjithmonë me kreun e PD-së.

Gjatë debatit publik, kur lindën këto parti të reja, ku shpjeguan arsyet se përse dolën në skenë dhe platformat e tyre, ishte e pritshme një gjuhë e ashpër, ngaqë kjo mund të ndodhte kur të dilnin kritikat ndaj Bashës.

E si gjithmonë “militantët dixhitalë” do të nisnin epopenë histerike të linçimit, që ka ndodhur disa muaj më parë.

Por në kohë fushate, kur secila parti garon për të marrë vota, dhe aq më mirë, kur ke parti që janë të kundërta politikisht me mazhorancën socialiste, rritja e diapazonit të djathtë mund të sjellë progresivisht një maksimalizim të mobilizimit të elektoratit, e ndoshta edhe të votave kundër qeverisjes aktuale.

Lulzim Basha nuk ka përse t’i shohë Patozin e Topallin, si kundërshtarë të egër, nëse është i sigurtë që populli do të votojë për ndryshimin e qeverisë.

Ekzistenca e kolegëve të tij të së djathtës, vetëm do t’i japë vlera shtesë një konfigurimi politik të qeverisjes së djathtë.

Madje, ky rast është edhe një test politik i sjelljes dhe dialogut që Lulzim Basha do të vendosë me pjesët e grupet e larguara nga PD, si një proces që herët a vonë do të ndodhë e duhet të ndodhë.

Vetë Basha deklaroi se ftonte të gjithë ata që duan ndryshimin e qeverisjes, që të jenë në një front politik.

Po atëherë, përse sot, ka ndryshuar këtë kurs dhe rinisi linçimin?

Mesazhi është natyrisht jo për dy ish-nënkryetarët e PD-së, por është një sinjal që bëhet në bazë, ku njerëzit e Patozit e Topallit, që prej ditës së mbrëmshme nuk janë thjesht të linçuar nga militantët, por të kërcënuar nga njerëzit e strukturave të PD-së, që i shikojnë kolegët e partive të djathta si një kërcënim elektoral.

Padyshim që me këtë gjuhë frikësohet elektorati gri, por siç kanë ardhur punët, kreu i PD-së kërkon të marrë çdo votë që dikur ka qenë e saj, por që prej vitit 2017 kanë “emigruar”.

E nuk janë pak, por 250 mijë vota, fiks sa ç’thuhet nga PD për të “larguarit nga vendi si pasojë e politikës së Edi Ramës”.

5 komente në “Arsyet e “ndërsimit politik” të Gjekmarkajt prej Bashës, kundër Topallit e Patozit?”

  1. mik says:

    Shkrimet e Agron Gjekmarkajt i kam pas dhe i kam me qejf. Ben shkrime teper pikante me nje fjalor shume te pasur.
    Politikisht ja ka nxjerr bythen vetes. Asht fut me vu vetullat dhe po nxjerr edhe syte. Politika do byth, por jo bythen e Gjekmarkajt.
    Gjekmarkaj nuk ben as per politike dhe as per politikan. Nuk e di si nuk e kupton ai qe politika nuk eshte ne sferen e tij.
    Ne rastin e Patosit, Gjekmarkaj nuk ka asnje faj. Kur replikat kan ne thelb ofezen dhe poshtrimin e njeri tjetrit, atehere si ofeza dhe poshterimi nuk kane kufi.
    PS : Ja ben muu, urrejtja patetike e komenteve kunder Gjekmarkajt ne debatin me Patosin.
    Gjekmarkaj nuk urrehet vetem si ” malok “, por edhe si katolik.

  2. Lame Duka says:

    I cmoj analizat tuaja, i nderuar Ylli. Por me lejo te shtoj: Se pari, Gjekmarkaj lufton vetem per nje karrike dhe ketu fillon e mbaron misioni i tij, nese pas zgjedhjeve nuk pretendon per karriken me te larte ne PD. Se dyti, 25 prilli do ta largoje Bashen nga PD, dhe kjo nuk eshte vetem pune sondazhesh, por bindje e anetaresise dhe nevoje kombetare demokratike, Pra, nuk behet fjale per “bashkim copash” te se djathes, por per nje PD te re. E treta, lojes me shifrat per te larguarit nga vendi i ka dale boja, sepse te rregjistruar per te votuar me 25 prill jane ne shifra rekord ne krahasim me zgjedhjet e kaluara. Ka edhe me…

  3. k says:

    Gjokmarku nuk eshte qytetar dhe kjo influencon shume ne mungesen e edukatës etikës dhe tolerancës qytetare.
    Akoma nuk flet shqip si duhet.Reflekton instiktin e dhunës,nënshtrimit,eleminimin fizik te kundërshtarit.

  4. Velo says:

    Gjekmuti është një inatçi idiot. Nuk e njeh fare gjuhën qytetare të komunikimit. Kështu ka bërë edhe me shumë të tjerë. Trashëgon shumë primitivitet nga origjina

  5. klemi says:

    Po me vjen keq se e paska nderzyer basha kete gjek marka markaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje