Nëse në 25 prill nuk fitojnë, janë betuar se do të përsërisin ‘Lushnjën 1997’

30 Mars 2021, 16:43Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Këta e patën çuar një herë Shqipërinë në Evropë, te Franc Vranicki… e ça duan prapë? Ça duan që thërrasin rrugëve ‘Ta çojmë Shqipërinë në Evropë’!

Franc Vranici ka qenë kancelar i Austrisë për 11 vjet, që nga 1986. Akoma pa çuar në shtëpi ato pak dosje personale që mbante në zyrën e kancelarit të shtetit, gjithçka ndryshoi për të në fillim të ‘97. Dikush i trokiti në derë dhe i tha se ‘po të presin shqiptarët…, ata që kanë thërritur si të çmendur se e duan Shqipërinë si gjithë Europa’.

Kjo kishte ndodhur vetëm gjashtë vjet më parë, në 1991, kur Partia Demokratike e Shqipërisë kishte tundur këmbën se e donte Shqipërinë si në Evropë. Ndërsa në 23 janar 1997, në fushën e futbollit të Lushnjës janë fotografuar djem lushnjarë demokratë duke djegur tabelat me emrin e PD dhe me parullën ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Gjithë vendi nuk donte të dëgjonte më këso falsitete.

Atë ditë dy helikopterë si dy përbindësha nga qielli zbritën aty dhe lëshuan të dërguarin e Berishës, Tritan Shehu, si për t’ua hedhur  ushqim njerëzve të mashtruar e të fyer nga shteti. I dërguari i presidentit nuk gjeti ‘tokë të djegur’, siç thuhet, por gjeti një fushë të mbuluar me presh. Preshi, simboli i varfërisë,  u kthye në simbol turpërimi për të dërguarin e shtetit…

Kështu po bëhej gati Shqipëria për në portën e Vranickit në Austri të Europës. ‘Tak, tak, tak!…’, dikush trokiti në portë dhe i tha kancelarit: ‘Zotëri, bëj gati valixhet se të pret Shqipëria’.

Shqipëria, në vend të Europës, kthehet te Haxhi Qamili ose te ‘dy krerët’.

Haxhi Qamili përfaqësoi kokën e dytë të qeverisë, ai i vinte kundër qeverisë së Vlorës. Kryengritja fshatare islamike në vitin 1914 u drejtua kundër orientimit evropian të kombit dhe për largimin e Princ Vidit nga Shqipëria. Në vitin 1997 u kthye fenomeni i ‘dy krerëve në pushtet.

Presidenti demokrat Berisha e ndjeu erën europiane si rrezik për postin e tij dhe nxitoi të shpallet për së dyti president, përmes zjarrit të urrejtjes popullore. Kjo në 3 mars, ndërsa në 4 mars austriaku Vranicki merr emërimin si përfaqësues i Europës në Shqipëri.

“Në Shqipëri kishin shpërthyer protesta të fuqishme të armatosura dhe qeveria e presidentit Sali Berisha, shef i Partisë Demokratike, nuk e kishte më situatën në zotërim… Më 4 mars 1997, unë mora zyrtarisht mandatin si përfaqësues personal i kryetarit aktual të OSBE-së”, shkruan Franc Vranicki. Shqipëria bëhet me dy ‘qeveri’, qeverinë e zjarrit dhe qeverinë e Europës.

Që atë ditë nuk ka ndalur përpjekja e palës ‘Demokratikase’ për ‘dy krerët’. Sot PD ka dy shefa në krye të saj; qëllimi është që Perëndimi të mos mund ta identifikojë cili është ai i pari e cili i dyti. Vetë opozita ‘e gjerë’ ka dy krerë, por njëri nga PD e tjetri nga LSI, të dy presin një grusht mbi drejtësinë.

Vetë presidenti i Republikës sfidon Kushtetutën dhe sajon një qeveri paralele, të dytë. Nëse në 25 prill nuk fitojnë, janë betuar se do të përsërisin ‘Lushnjën 1997’. Kështu do të shkojnë përsëri në dyer të Europës po ta marrin këta në dorë.

Ja Shqipëria që çuan këta në ‘Europë’:

1992- 97, viti i fundit… Kursimet e qytetarëve u zhytën në një skemë piramidale të praktikuar më parë nga skemat mashtruese ‘Ponzi’; njerëzit kishin nisur të vrisnin veten. Paratë e grabitura nga kompania ‘Shqiponja’ e PD dhe trafiku i armëve e naftës, hynë për tu larë në firmat piramidale.

Protestat e popullit nisën të shtypen me zjarr nga qeveria. Populli i Veriut u nxit për të sulmuar Jugun; ish- rezervistët ushtarakë të diktaturës u aktivizuan nën thirrjen ‘Alarm’. Shteti ra, populli u hyri flakëve më këmbë:

Data 1 mars 1997 e gjen Vlorën pa asnjë autoritet shtetëror. Një masakër mbi oficerët e SHIK trondit vendin. Protestuesit marrin nën kontroll bazën e Pashalimanit. Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtria me trupa, tanke e me avionë rrethon Vlorën e Tepelenën.

Në 2 mars, qeveria Meksi dorëhiqet, por më kot. Parlamenti miraton si dorën e hekurt të operacionit kudër revoltave popullore, shefin e SHIK, Bashkim Gazidede. Menjëherë urdhërohet mbyllja e shkollave në mbarë vendin. Kufizohet shtypi dhe furnizimi me mallra ushqimore për popullatën.

Më 3 mars Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës vetëm me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe në gjithë vendin.

Më 4 mars formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës i njohur thjesht si Komiteti i Shpëtimit. Po atë ditë Europa emëron të dërguarin e vet në Shqipëri, Franc Vranicki.  Ky është ditari dhe sinia si e dorëzuan këta Shqipërinë në Europë.

Pastaj, edhe një herë u bë prova ku e çojnë këta Shqipërinë:

Ngjarja e vitit 2005, në fakt nuk ishte një lajthitje, as marrëzi masive. Qeveria ra prapë në duar të Berishës, por kjo për shkak të lojërave politike të Ilir Metës, që ka fjetur tetë vjet nën hirin e zjarrit të ’97. Por a i lihet prapë në duar kasapit atdheu dhe fati njerëzor?!

Ja kjo ndodhi. Dhe pastaj ndodhi që u përsërit viti 1997. Qeveria vrau 4 protestues në oborrin e qeverisë. Ministri- autor i vitit 2011 sot tenton të marrë postin e kryeministrit. Kryetari i opozitës jetonte e leëvizte me katër snajperë mbi kokë ‘nëse lëviz një centimetër’.

“Një nga snajperët e mbaja unë në dorë dhe do ta qëlloja”, deklaron kryeministri Berisha.  Atë vit qeveria doli hapur me bllok në dorë ku grabiti shuma të mëdha nga paratë publike. Disa dëshmitarë u zhdukën nga duart e dy vetëve që drejtonin qeverinë…

A e dërguan për herë të dytë Shqipërinë te Vranicki”? Prapë kërkojnë ta çojnë Shqipërinë atje ku e çuan një a dy herë më parë… Meqë këto ditë ra fjala te roli i madh i kryeministrit Bashkim Fino me Franc Vranickin…

14 komente në “Nëse në 25 prill nuk fitojnë, janë betuar se do të përsërisin ‘Lushnjën 1997’”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Vampirit komunist sali nuk i del shpirti pa e pare edhe nje here Shqiperine duke u djegur dhe shqiptaret duke u vrare me njeri tjetrin…
    Por kete radhe ka dhe familjen hajdute monika meta qe kerkojne te fshehin vilat e vjedhura ne lalez e kudo.
    Trushplaret do ta hane edhe kete radhe karremin e ketyre dy familjeve bandite

  2. Kinom says:

    Lexova shkrim in tuaj dhe rengjethem Duke sjell ndermend ate ngjarje qe as kush nuk duhet ta haroj. Por te kthejme kokren mbrapa dhe ti kujtoj keto maskara qe ka Bere Sali qenI dhe Ilir hajduti, o popull I mencur I vuajtur, mendoheni mire kur te hidhni voten tuaj mos mendoni fare per partite mendoni per familjen tuaj, femijet tuaj. Mos ardhshin kur ato dite te zeza te 97.

  3. Def says:

    Ore Mero degjuat gje per raportin e Transparency International, apo sju ka ardh lajmi akoma?
    Mut kta qe jane, e mut ata qe duan te vijne. Problemi esht qe ju percillni mesazhin qe muti qe do te vije kunderrmon ere te keqe, ndersa ky qe kemi vjen era trendafil. Rroft profesionaliteti i mediave.

    1. Mondi says:

      Per cfare raporti e ke fjalen.Per ate wmqe permend ligjin mbi mediat qe nuk u aprovua fare apo per aferen cez- meta .I shkruar nga keshilltari I metes natyrisht qe nuk pret gje tjeter.Perqendrohu dhe mos u mashtro.Deri ne sekonden e fundit para zgjedhjeve hijenat e shqupit nuk do lene gur pa levizur per te ardhur ne pushtet.

  4. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Nuk duket skenar i paarritshem,cdo gje mund te ndodh ne Albanistan.
    Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj pune arabesh varu kkkkkkk……..

  5. Kent says:

    T’a mbledhin mendjen se dy rruge ka ose te pranojnë verdikti e popullit o ndryshe i pret një burg me i keq se Regi, një gjykatë me e ashper s ajo e jone.
    Ky quhet gjykate e NY.

  6. Populli pa atdhe says:

    O FRROK i dashur,mos e ça kokèn……janë shume bij nenash qe po e presin kètè çast te ndodhe….tani e dijnë mire ku do te drejtohen…!!!!!!!Beju te fala te gjithe KURVAVE TE POLITIKES!!!!!!

  7. Vranakonti says:

    Sali Berisha do pjekur ne hell i gjall dhe nuk i lane gjynahet

  8. Per def nga tamburaja says:

    O def ai raporti i international…….i doli boja informou mire….e kan ber tre vemje te pd-se me te paguarit nga kerma sali krimineli me b.q.e tjer te opozites rrugore tradhetare…???

  9. zorba says:

    Shumica e shqipetareve kan nje urrejte per regjimin Berisha(jo Sal.B qe i thoni ju analfabetet) e eshte e drejt
    Por dy gjera 1-dolen te gjithe te burgosurit e rrezikeshem nga Greqia p,sh.zani caushi per te rrezuar rregjimin ,depot i hapen oficerat e E.Hoxhes ,ben mir ben keq kjo mund te discutohet por jo sponsorit
    2-Gerdeci ndolli nje jave para se ne te hynim ne NATO ju mundte pollitini gjith kohes por kush e beri SHBA e di kush deformon humb pike prandaj te dashur Shqipetare fokusohuni ne gjera te tjera perce ps pd eshte njesoj shqipetare kush eshte me i miri e di populli me 25 duhet te jemi krenar qe jemi shqipetare e ja arritem kesaj dite te zgjedhim….auguri

  10. Petrit says:

    Ne te vertetë ‘97-en ne shqiperi u organizua nga partia socialiste dhe nga komunistet te cilet e kishin kuptuar qe nuk do te kishin me asnje shanc per te rimarre pushtet me votë.
    Dhe per kete organizuan fajdet, organizuan protestat, organizuan “luften “ vllavrasese qe e kanë ne gjak.
    Kaq persa i perket asaj kohe.
    Te kthehemi ne ditët e sotme.
    Rri pa merak shoku frrok qupi.
    Nuk do te ketë asnje ‘97.
    Nuk do te ndodhë asgje nga ato qe ju deshironi por do te ndodhë ajo qe ju keni frike me shume.
    Ajo per te cilën juve ju eshte prishur gjumi.
    Ajo te cilen ju e keni kuptuar shumë mire por qe keni frike ta besoni.
    E djathta do te fitojë edhe bindshem.
    Do te ndodhë ajo qe juve kane filluar t’ju dridhen gjunjet.
    Nje e nga nje do te perfundoni pas hekurave.
    Megjithate vazhdoni te luani rolin e atij shokut tuaj qe kur po e shqyente ujku ai vazhdonte te thoshte “bane o zot anderr”

  11. Gold Likja -President says:

    Dhe megjithe keto i dashur dhe i nderuar Frrok Cupi deputetii listes Basha me Nr 5 pritet,me bekimin e ambasades amerikane te behet deputet dhe qehajai i tij Basha,i cli mori urgjentisht nga Edi Rama jo me pak se 11 milione euro per pallatin e tij ne ujin e ftohte te Vlores,i cili gjysma ishte ndertuar paligjerisht mbi det,(kur banoret e rrugers transballkanike akoma nuk kane marre parate per shtepite e prishura dhe ete Edi Rama u thote” shkoni ne gjyq nese nuk jeni te kenaqur me shumen e kompensimit”,sepse ata nuk quhen LuliBasha dhe nuk kane statusin e Lylit te teta Ollges si kriek.ar i opozites!Keshtuqe dhe ky debil me diplome te dyshimte pritet e shpreson te behet kryeminister!Pune e madhe se vrau 4 vete ne bulevard, vari lesht se ai grabiti 240 milion euro nga fondet e rrutes se kombit apo se loboi ne Amerike me para ruse,te padeklaruara sipas ligjit(675 mije euro) dhe pavaresisht se i ka ikur drejtesise duke paguar mjeket per ti dhene raporte mjekesore.Rendesi ka qe ai eshte “miku” i zonjes Kim! Dhe cudia me e madhe zoti Cupi eshte se personalisht zonja Kim,si perfaqesuese e shtetit amerikan s’thote asnje fjale per keta,as per Berishen,as per lylken,mikun e saj,as per Goldin President e per fallxhoren e tij dhe as per vrasesit e Gerdecit,Mehdiun ish minister,deputetin e perhershem me parti sa per emer dhe pa anetare!Si ka mundesi?Cfare ligji dekriminalizimi kemi ne qe kap disa emra te panjohur dhe nuk kap keta peshkaqener te helmuar e kanceroze?Cfare rreziku perben Tom Doshi,meqe bie fjala dhe zonja kim ka ngulur kembe,ne raport me keta kriminele te rreshtuar ne detashmentin kriminal te PD-LSI-se e te te ashtuquajtures “Opozite e bashkuar”.Si ka kuptojne kegte shqiptaret? Si nje tallje apo si? Si ta kutojne shqiptaret qe dhe KKLGJ e KLP e ka te veshtire te merret me gjyqtaret e korruptuar,pavaresisht kembenguljes se zotit Metani dhe KLP-ja akoma ngurron te vendose per prokurorin e lidhur me gjyqtaren e Krujes…; e mbi te gjitha SPAKU dhe nje dosje te trashe me deponimet e bodigardit te Berishes,Izet Haxhia,me marifete e kane lene ne dore te kamikazit te Berishes,Lazer Sallaku,i cili nuk guxon e nuk ka deshire ta therrase kete kriminel gjakftohte as deshmitar??????Kjo eshte shpresa e shqiptareve per drejtesi me ne fund?!Dhe nder te tjera zonja e nderuar Kim ben perdite thirrje per lista te pastra e kandidate te ndershem! Kujt ja shet ajo keto dengela? Mund te kete lista te pastra kur banda PD-iste ka ne listen e saj kandidatin Nr.5 e te gjithe ata qe permenda me lart?Apo akoma dhe sot eshte ne fuqi ajo thenia lapidar e rimit demokrat Romeo Karajt se ” Berisha eshte mbi ligjin,ai eshte vete ligji dhe kodi penal ka vetem nje ligj qe thote se “Sali Berisha eshte vete ligji” dhe prokuroret do paraqiten ne deren e tij vetem kur ai vete ti ftoje (per nje kafe…)! Ka me turp dhe skandal per ambasaden amerikane qe te lejoje qe te behet perseri deputet ky kriminel qe duhej te mos e shihte driten e diellit mbas gjithe krimeve qe ka bere,biles dhe kunder vete ambasadoreve e ambasades amerikane.(lexoni deklarimet ne shtyp te Izet Haxhise).Ky eshte skandal dhe tallje per vendin tone te varfer,qe keto 30 vjete i mban syte nga Uashingtoni.I di valle keto qendrime presidenti i nderuar amerikan Joe Biden? Dyshoj!Sepse po t’i dinte te [pakten une mendoj se do urdheronte menjehere qe dosja e tij te dergohej ne gjykatat e ne prokuroirine shqiptare!

  12. 007 says:

    GOLD-LIKJA – PRESIDENT; bashen ,rama ,e ka kushuririne gruas ; linda basha; e eurot e pallatit i ndan bashke; ky popull i pjerdhur meriton keta kriminel e hajdut ; revolte mbare popullore me zbythe bandat qe kane marre vendin peg .

  13. Tironci says:

    Rrespekte Frrok Çupi si gjimon i pa par ne stilin tend , jeni gazetari me i pa arriçem sot per sot me stilin dhe arsyetimin e mrekullushem , te uroj shendet dhe suksese , sot me shum se kurr njerzit kan nevoj ti zhgjohet memorja e ktyre kriminelave te PDs partis qe ka mbajtur peng kte vend , e ka djegur tre her dhe nuk e le te heci perpara , je i domozdoshem me shkrimet e tua Frrok Çupi te uroj nje jet te mbar se je patriot i vertet dhe patriotet rrespektohen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje