Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të qarkut të Lezhës e ka krahasuar kreun e PD-së, Lulzim Basha me personazhin e famshëm të kinematografisë shqiptare, Gjinon.
Ai tha se Basha është një dhëndër e nusja është Shqipëria, por ai është Gjinua me shkesët Meta, Berisha e Monika që mbledh dasmorët të bëhen përshesh. kreu i qeverisë ka ironizuar formën e fushatës së Bashës, pas thyerjes së masave anticovid të vendosura për të parandaluar pandeminë.
“Luli është një dhëndër, nusja që kërkohet është Shqipëria, por s’është për Lulin se ai është si Gjinua, Gjinua është për të krijuar idenë që një dasmë do të ndodhë për shkesët Meta, Berisha e Monika.
Djali është i mirë, nuk është aq i keq por gjumi i tepërt i ka dëmtuar shumë atë zonën që mendon, se vetë hipën në makinë e ai rri lart në makinë e thotë erdha dua nuse e dasmorët bëhen përshesh. Ata besoj mitingun do ta bëjnë tek Shefqet Ndroqi.
Ata dinë vetëm dy gishta e Rama ik. Ne jemi këtu për të përzënë covidin. Tregojnë edhe hallin që kanë ik se ne nuk të mundim dot.
Këtu në është fjala për ti zënë rrugën dikujt. Duke qenë me pak njerëz është një fushatë ku mund të flasim dhe jo të bërtasim. Mblodhën gjithë makinat atje në shesh dhe dolën nga makina duke u mbledhur me njëri tjetrin”, tha Rama.
Keshtu si erdhi puna ska nevoje te kesh mend . Eshte e vertete qe ne ( njerezit ) jemi e vetmja specie qe jemi te paisur me ndergjegje . Vetem ne i japim kuptim realitetit . Kjo si pasoje e aktivitetit te larte mendor . Por tani qe po numerohen ditet nuk ka se perse te mendohemi . Kjo ndjehet pa folur dhe pa u menduar shume .