Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë: Pas Italisë, edhe Gjermania njeh patentat shqiptare

30 Mars 2021, 22:39Politika TEMA

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Gjermania për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për njohjen e patentave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Ministrja tha se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete.

“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete.

Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”-tha ajo në një intervistë në emisionin “Log”.

1 komente në “Ministrja Xhaçka jep lajmin e mirë: Pas Italisë, edhe Gjermania njeh patentat shqiptare”

  1. Ministrja artiste says:

    Bullshits!
    Sa ti njohi Gjermania çdo land më vete…!?
    Prit gamor ….. thotë populli.
    Tek mbrojtja kjo dilte fliste më shumë për emergjencat civile.
    Këtu s’ka çfarë “shashkash” të hedh.
    Dhe “hap thesin” para votimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje