Trajneri Edi Reja e ka nisur konferencën në prag të sfidësme San Marinon duke u dnalur te ajo çfarë raportohet në media, se Florin kamberi ka braktisur grumbullimin me kuqezinjtë.
Trajneri është ndier keq dhe sipas tij nuk ka çështje Kamberi në skuadër. “Çështje Kamberi? Kush ka publikuar lajme duhet të turpërohet se nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq nuk janë të vërteta.
Nuk e di se kush i thotë këto. Bëmë ekografi e nuk ka treguar probleme, ai ndjeu dhembje dhe mjeku tha që mos të stërvitet. Para Anglisë, ai hyri në fushë për nxemje, doli e tha se kishte dhimbje e si rrjedhojë mbeti jashtë. Nuk e di pse lindin këto situata, me çfarë ideje se më vjen keq.
Në fund gjithsecili të bëjë çfarë të dojë, por humb besimin kur flet kështu, kam marrë 27-28 lojtarë e mund të luajë kushdo. Pastaj zgjedhjet janë të ndryshme, duhet të zgjedhe se kush është mirë në fund, nuk do të krijoj probleme ndaj lojtarëve duke insistuar që të luajnë të ndryshëm. Kamberi erdhi këtu me ne, por tani do të shkojë në klubin e tij që të kontrollojë gjendjen e rikuperohet”.
“Kur humb të vjen keq, por duke marrë parasysh paraqitjen që ne bëmë, në planin mbrojtës, ndryshe nga sa ishte programuar bëmë pak në mesfushë e lart te ajo hapësirë që na lejuan. Por, ata nuk gjuajtën për 35 minuta në portë, e gjetën golin se kanë lojatrë të rëndësishëm. Paraqitja mbetet e mirë, duke pasur parasysh kundërshtarin. Por është e mirë se ekziston ndërgjegjësimi që mund të jemi konkurrues në këtë turne”.
“Mundësitë janë për të gjithë, sot kemi bërë vetëm rikuperim, e gjithashtu, sot do të bëj vlerësim në stërvitje dhe nesër do të flas me mjekun e përgatitësin për gjendjen. Tani kam aktivë 23 lojtarë dhe do të shoh nesër. Nuk mendoj se do të bëj eksperimente, do të mundohem të hedh në fushë skuadrën më të mirë të mundshe”,-tha trajneri Edi Reja.