Shtyrja e censusit, Grubi: Nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por tani përfitojmë më shumë

30 Mars 2021, 11:11Rajoni TEMA

Artan Grubizëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha për Euronews Albania se shtyrja e censusit në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënoni me bojkot të procesit.

Sipas tij, nga shtyrja e censusit përfitojnë shqiptarët periudha për regjistrimit të diasporës vetëm zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur do të zgjasë deri në 30 shtator, kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.

Z. Grubi u shpreh i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë të regjistruar nga të cilët shumica shqiptarë të RMV.

“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne. Shqiptarët nuk kanë humbur asgjë nga propozimi i djeshëm i Zaev, por kanë fituar pasi kanë 6 muaj kohë për t’u regjistruar. Shtyrja nuk është në dëm të shqiptarëve që do të kenë më shumë kohë deri në 30 shtator që të regjistrohen. Procesi duhet të jetë i pakontestuar, as nga opozita, ne nuk na nevojitet një proces i kontestuar”, tha zv.kryeministri.

2 komente në “Shtyrja e censusit, Grubi: Nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por tani përfitojmë më shumë”

  1. timo says:

    Nuk e kuptoj pse shprehemi gabimisht: maqedonasit dhe shqiptaret e maqedonisë. Sllavët e MaqedonIse janë të ardhur në atë trevë ndërsa shqipëtarët janë autoktonë. Pra ata janë sllavë të Maqedonisë. Ndryshe i japim gabimisht të drejtën e autoktonërisë sllavëve.

    1. Grek Magjupi Racist says:

      Shqiptaret jane Maqedonasit e vertet aty. Tjeret jan Gyzele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje