“Çamë e grekë bashkë”! Idrizi i përgjigjet Ramës dhe kërcënon Bashën: Ikim nga koalicioni

31 Mars 2021, 09:01Politika TEMA

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pjesë e listës së koalicionit opozitar për zgjedhjet e 25 prillit, kërcënoi hapur Lulzim Bashën se nëse fitojnë zgjedhjet dhe lideri demokrat nuk i qëndron marrëveshjes, do të largohen nga koalicioni.

“Padyshim unë nuk jam njeri që mund të ëndërroj, por në cdo rast PDIU për të gjitha këto kauza, do të shtyjë, do të bëjë presion dhe nuk do të bëjë kompromis për të gjitha këto çështje që i ka, edhe nëse zoti Basha do të çedojë, ne do të mbajmë qëndrimet tona, duke u larguar po të doni nga koalicioni. Padyshim do ta bëj këtë gjë, pasi ne jemi të destinuar edhe nëse ngelim vetëm” tha Idrizi në emisionin “Log.”.

Në sulmin frontal për koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha, Edi Rama ka “goditur” shpesh herë, sidomos ditët e fundit Shpëtim Idrizin dhe Vangjel Dulen duke thënë se “çamë dhe grekë ndodhen në një listë”.

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu përgjigj duke i thënë se ishte Edi Rama që i detyroi për shkak të ndryshimit të njëanshëm të Kodit Zgjedhor, por shtoi se marrëveshjen e ka me PD-në.

“Përsa i përket listës me Dulen. Po ju them dy gjëra. E para kjo është ajo që bëri Edi Rama duke ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën që ne të vendoseshim jo sikur ishim përpara por me një listë. Absolutisht nuk kam negociuar as për zona të sigurta.

Nuk e kam ditur që do të ishte zoti Dule poshtë meje. Kush e ka merak të mos e votojë zotin Dule, por të votojë por Shpëtim Idrizin dhe e kanë zgjidhur ekuacionin ata. Ne kemi një marrëveshje me PD-në.

Por meqë po ma përdorin një cikë si shumë jam i detyruar të them që Edi Rama ka një parti të minoritetit grek aty, që është MEGA, mos na bëjë sikur janë shenjëtorë, madje ata që janë të minoritetit MEGA, kandidatë të PS-së minimalisht kanë detyrimin që mirë tabelat, por posterat të mos i kenë në gjuhën greke por shqiptare. Ne kemi një raport vetëm me PD-në që e kemi të shkruar” i tha Idrizi, Edi Ramës.

3 komente në ““Çamë e grekë bashkë”! Idrizi i përgjigjet Ramës dhe kërcënon Bashën: Ikim nga koalicioni”

  1. kujtimi says:

    Aman dule cami vetem nga kualicioni mos ik, se pd dhe basha e kane problem. Nuk marrin dot pushtetin pa ty, dulen dhe doden. Mos vetem kete mos e bej se i proshe pune popullit shqiptar, lere pastaj atij cam e grek po se po.

    1. ???????? says:

      Ti je nje hajdute dhe mashtruse se nuk te rruhet fare per Qamrine as per Shqiprine ti done veq karriken tenden per deputet dhe pastaj te kapish Qfare te kapish si shumica prje jush se NUK je vetem.. Por Kjo qe ke ber eshte turp turpe ne njo kolicjone me Vangjel Dulen ??? Vangjel Dule lobone kundra Shqiprise Qdo dite Ku do Greqi ne Evrope dhe me gjer.. Por ju Jeni nje shares dhe hajdute dhe kaqe as gje me shume

  2. Tirana says:

    Po ti Idrizi me ket nivel inteligjence do e mbrosh ceshtjen came? CESHTJA CAME, KOSOVARE DHE MAQEDONIA SHQIP FOLESE JANE KOMBI SHQIPTAR, ti kerkon te besh lufte te brendeshmeper interesa personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje