FOTOT: Vdes komplotisti i “Watergate”, skandalit që rrëzoi presidentin Nixon

31 Mars 2021, 11:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Vdes komplotisti i “Watergate”, skandalit që rrëzoi

G. Gordon Liddy, ish-agjent i FBI, organizator i atij që u fut në historinë amerikane si skandali i “Watergate”, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Lajmin e konfirmoi i biri për CNN, duke thënë se Liddy kishte vdekur nga shkaqe të tjera, që nuk lidheshin me koronavirusin. Kishte 3 javë që kishte marrë vaksinën.

Liddy, i cili punoi për komitetin e rizgjedhjes së Presidentit Richard Nixon, ishte njeriu që orkestroi futjen brenda godinës së Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike mbrëmjen e 17 qershorit 1972, duke thënë më vonë “më ka mbetur peng që misioni dështoi”. Ai u dënua si pjesë e grupit që organizoi aksionin, që kishte si qëllim përgjimin e rivalëve të Nixon. I dënuar fillimisht me 20 vite burg, ai qëndroi në qeli vetëm për 4 vite, pasi iu ul dënimi nga një vendim i Presidentit Jimmy Carter. Më vonë, Liddy drejtoi një emision radiofonik dhe bëri karrierë edhe në aktrim.

Skandali i “Watergate” solli edhe rrënimin politik të Nixon dhe në ditët pas arrestimit të Liddy-t, presidenti do të orkestronte disa skema për të shfajësuar Shtëpinë e Bardhë nga çdo përgjegjësi për këtë komplot spiunazhi. Dekada më vonë, Liddy u rikthye në politikë, duke marrë pjesë edhe në fushata për mbledhje fondesh për republikanët, si ish-kandidati për president, John McCain.

Ai mbahet mend edhe për faktin që i ka bërë disa herë thirrje Shteteve të Bashkuara për të dalë nga NATO.

1 komente në “FOTOT: Vdes komplotisti i “Watergate”, skandalit që rrëzoi presidentin Nixon”

  1. *** says:

    Shpjegojeni “Tema” se cfare eshte watergate skandal.
    Mos beni vetem perkthime.
    Ka rrezik asnje ne stafin tuaj nuk e di.
    Eshte nje nga skandalet me c’njerezore te historise se njerezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje