Franca mbyll shkollat, Macron: Situata është delikate

31 Mars 2021, 21:50Bota TEMA

Shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën 3 javë si pjesë e një plani kombëtar për të luftuar rastet në rritje të Covid-19.

Presidenti i vendit, Emmanuel Macron doli në një deklaratë për mediat dhe iu drejtua popullit për t’i vënë në dijeni lidhur me masat e reja kundër pandemisë.

Macron tha se gjatë javëve të ardhshme, mësimi në shkolla do të zhvillohet online. Të gjitha dyqanet jo ushqimore do të mbyllen nga dita e shtunë. Po kështu, edhe udhëtimet do të ndalohen në distanca mbi 10 kilometra nga banesa.

Macron deklaroi se situata në vend është delikate, ndërsa muajin Prill e konsideroi si vendimtar për ecurinë e Covid-19.

Për fundjavën e Pashkëve, Presidenti francez u shpreh se qytetarët do të lejohen të shkojnë në destinacionet që dëshirojnë.

Emmanuel Macron tha Franca është në garë nga njëra anë me vaksinimin e popullsisë dhe nga ana tjetër me frenimin e përhapjes së infeksioneve.

Këto masa të reja të deklaruara nga Presidenti Macron do të diskutohen në Parlament përpara se të votohen.

Deri më tani Franca ka raportuar 4.6 milionë të infektuar dhe 95.495 vdekje si pasojë e koronavirusit Covid-19.

1 komente në “Franca mbyll shkollat, Macron: Situata është delikate”

  1. debris says:

    Covidi eshte grip, por jo grip i zakonshem, ka transmision te larte dhe komplikime me te medha se gripet e zakonshme

    Shume njerez ankohen per kufizime lirie, mirpo edhe perpara kesaj pandemie 99% e njerzve nuk ishin te lire. I lire eshte ai qe ka para dhe siguri per te ardhmen, jo ai qe duhet te zgjohet ne 8 per te shkuar ne pune, apo ai qe pret pagen e punedhenist apo qeverise per te pagu qerane, ushqimet etj.

    Qe kur hipim ne makine jemi te kufizuar, duhet te vendosim rripin dhe ecim me shpejtesi te limituar, megjithse shanset per aksident kur nuk eshte kohe e keqe, apo nuk je i dehur jane minimale. Nqs. nuk i respekton kufizimet gjobitesh. Nuk besoj se eshte komplot i ministrise se transporteve, qe te detyron te ecesh me 30km/h ne disa rruge, edhe kur jane bosh. Disa banore mund ta duan 20km/h se i shqeteson zhurma dhe pluhuri, te tjere e duan te pakten 50km/h mos humbasin kohe kot rrugeve. Eshte vedosur ‘arbitrarisht apo jo’ 30km/h apo 40, mbas te dhenave per aksidentet qe kane ndodhur.

    Nqs dikush do te jete vertete i lire, mos varet nga uji qe i leshojne punonjesit e ujesjellist(rrogetare te shtetit), apo ato qe kontrollojne ushqimin (rrogetare te shtetit), ke vetem nje mundesi. Bli toke larg qytetit, rrit ushqimin tend, hap pusin tend per uje, merr panele djellore per energji, lidhu me internet me satelit (nga Elon Musk), per leket – krijo perqindje interesi nga stock market dhe ske nevoje te punosh.

    Sa per vaksinat, i vetmi efekt ansor i demshem qe kane shkaktuar deri me sot eshte se e kan cuar popullsine botrore 8 miliard. Semundjet qe vaksinat zhduken, te linin 50% shanse te kapje moshen 20 vjec, ne Europe, se ne Azi akoma me pak. Ne Indi apo Afrike benin 6-7 femije qe te mbijeton 2-3. U bene vaksinat po zakonin per numer femijesh ne dallim nga Europianet keta nuk e ndryshunan, dhe shiko sa kane shkuar tani, sherbejne si fabrika emigrantesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje