Mbështetja e Turqisë tek vaksinat kineze shihet si një lojë e rrezikshme

31 Mars 2021, 21:40Bota TEMA

Njoftimi i Turqisë për kufizime të reja përballë rritjes së infeksioneve COVID-19 po vë në qendër të vëmendjes vendimin e Ankarasë për t’u mbështetur pothuajse plotësisht tek vaksinat kineze. Me vonesat e përsëritura në dërgimin e tyre, ekziston dyshimi në rritje që Pekini mund të jetë duke i përdorur vaksinat si mjet për ndikim.

Turqia po nxiton të ofrojë vaksina COVID-19, duke përdorur një kombinim të qendrave lokale të kujdesit shëndetësor dhe aplikacioneve kompjuterike.

Personat 60 vjeç e lart tani po vaksinohen, porvaksinat e disponueshme po mbarojnë.

Shkaku është se Kina ka shtyrë vazhdimisht dërgimin e vaksinave dheTurqia mbështetet pothuajse plotësisht tek ato.

“Turqia është tërësisht e varur nga vaksinat kineze. Ajo nuk u bë palë në grupin e OBSH-së, nuk është në listën e përparësive. Kështu ajo është e varur tek vaksina kineze dhe Kina mund të vonojë raundin e ardhshëm, kështu që mendoj se mund të thuash se një mjet ndikimi”, thotë Prof. Ceren Ergenc e Universitetit Xi’an Jiaotong-Liverpool.

Turqia nënshkroi një marrëveshje me Kinën në nëntor për të blerë 100 milionë doza të vaksinës së saj Sinovac.

Në një takim së fundmi me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ngriti çështjen e vonesave, duke thënë se Turqia ende po pret për 50 milionë vaksina që duhej të ishin dërguar në shkurt.

Vonesa po nxit dyshimet se Pekini po përdor vaksinat për të bërë presion ndaj Ankarasë që të ekstradojë disidentët ujgurë që jetojnë në Turqi.

“Pyetja kryesore në Turqi ishte pse po blinim vaksinën kineze, ndërkohë që kompanitë perëndimore ishin kaq pranë. Të gjithë fqinjët tanë evropianë po blejnë këto vaksina. Pse ne po zgjedhim atë kineze? Nuk ishte bindëse. Në Turqi, tradicionalisht ka pasur mendime të pafavorshme në lidhje me Kinën”, thotë profesorja Cagdas Ungor e Universitetit të Marmarasë.

Ka gjithashtu pyetje se pse Rusia nuk e ka furnizuar Turqinë mevaksinën e saj Sputnik V, – duke pasur parasysh se zoti Erdogan krenohet për një marrëdhënie të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Polemika vjen ndërsa Turqia po përjeton një rritje infeksionesh, pasi qeveria lehtësoi në mënyrë të diskutueshme kufizimet për COVID, duke përfshirë lejimin e hapjes së restoranteve dhe bareve.

Madje Presidenti Erdogan mbajti takime partiake në të gjithë vendin, duke shkaktuar kritika dhe frikë të mëtejshme mbi pasojat e mundshme.

“Stambolli është në një situatë më të keqe tani, pasi siç thonë kolegët tanë shumica e shtretërve në njësitë e kujdesit intensive, janë të mbushur. Dhe punonjësit e shëndetësisë po stërlodhen. Dhe kjo situatë e re, do të rëndojë sistemin shëndetësor “, thotë Kryetarja e Shoqatës Turke të Mjekësisë, Sebnem Fincanci.

Zoti Erdogan thotë se kufizimet do të rikthehen por ende këmbëngul se Turqia do të jetë gati për sezonin jetik të turizmit. Megjithatë, me infeksione në rritje dhe vaksinat që ende nuk janë dërguar nga Kina, vëzhguesit thonë se mbështetja e Ankarasë tek Pekin mund të provojë të jetë një lojë e rrezikshme dhe e kushtueshme.

2 komente në “Mbështetja e Turqisë tek vaksinat kineze shihet si një lojë e rrezikshme”

  1. emigranti says:

    Kush ishte ai vend perendimor qe ofroi vaksina per vendet e tjera.
    Ne situata te tilla dramatike nuk pyetet se nga u moren vaksinat , nga Kina apo Anglia.
    Problemi eshte ku I gjen me pare.
    Ky shkrim gjason me ate se cfare uji I dhe gomarit, te ngrohet apo te ftohet.

  2. Erdogan rocks says:

    Keta qe shkruajne Keto pallavra jane plehurina te sponsorizuar nga Soros dhe lobet globaliste e korporatat e felliqura te perendimit. Keta kujtojne se hoqen Trump dhe tani popujt do ju binden si delet e keta do ti shfrytezojne dhe brainwashin sipas kodeve te tyre. Erdogani punon per popullin e tij jo korporatat. Bravo I qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje