Kreu i Bindjes Demokratike në Shkodër Uldedaj prezanton kandidatin në Pukë dhe i këndon Sali Berishës

31 Mars 2021, 18:45Politika TEMA
Kreu i Bindjes Demokratike në Shkodër Uldedaj prezanton kandidatin

Kreu i listës së Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj këndon këngë për Sali Berishën gjatë fushatës në Pukë. Uldedaj ka qenë duke prezantuar kandidatin e Bindjes në Pukë Gjovalin Dushaj dhe pas takimit elektoral është mbledhur me stafin dhe mbështetësit në një restorant të qytetit.

Të ftuar kanë qenë edhe artistë të ndryshëm pukjanë, këngëtarë dhe instrumentistë, të cilët i kanë dhënë atmosferë festive drekës elektorale. Një prej këngëve të kënduara ka qenë edhe një refren i njohur kushtuar ish-kryeministrit Berisha.

Në mes të valltarëve duket edhe koordinatori i Bindjes për Shkodrën Tonin Uldedaj që këndon, kërcen dhe përplas duart sipas ritmit ta këngës së njohur tropojane.

Uldedaj ka qenë administrator i njësisë bashkiake të Shëngjinit dhe nënkryetar i Bashkisë Lezhë si përfaqësues i PD.

Duket sikur Uldedajt edhe pse janë ndarë me Bashën duket ende respektojnë liderin historik të PD Sali Berishën, duke synuar kështu votat e elektoratit demokrat i cili ndihet i papërfaqësuar nga Lulzim Basha.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit synon të marrë një deputet në Shkodër me Tonin Uldedaj, pinjoll i një familjeje të madhe dhe me lidhje të forta në ketë qark.

 

2 komente në “Kreu i Bindjes Demokratike në Shkodër Uldedaj prezanton kandidatin në Pukë dhe i këndon Sali Berishës”

  1. mik says:

    Asht me t’ardhe çudi !! Rama i ka ba pukjaneve nje liqen / park, te cilet edhe pse me barkun bosh, u kenaqen t’u shetit posht e perpjete.
    Tema ka te drejte qe prookupohet per vallezimin e pukjaneve per bindjen ” demokratike “, e cila asht aq demokratike, sa asht PS-ja socialiste e PD-ja demokratike.

  2. REALE says:

    Po maskat ku i kishin te pa maskuarit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje