Nga Frrok Çupi
Bashkimi tani mund të quhet edhe një ‘baba’. Përderisa miqtë që i shkruajnë i thonë se ‘do të shihemi prapë në qiell’, nuk e tepron nëse thua ‘baba’. Babai është atje lart e nuk vritet
Jam çuditur hidhët kur kam lexuar nëpër rreshta disa të tjerë që i sulen.., s’e di kujt, ndoshta edhe këta i sulen hapësirës qiellore: ‘ça more, me Bashkim Finon, ditë zie kombëtare?!… Po për Pjetër Arbnorin pse nuk mbajtët?!’. I kam lexuar vetë dhe jam hidhëruar vërtet. Jo pse nuk e duan Bashkimin si ‘baba’ të kombit, por pse nuk e kemi edhe Pjetrin. Pjetrin, njeriun e pa cenueshëm, e vranë të bijtë.
Ja kaq e thjeshtë është:
Në hapësirën tonë politike nuk kemi thjesht dy parti, ose dy krahë idesh. Më duket se kemi dy grupe ‘fetare’, mes të cilave njëra e vret baballarët, ndërsa tjetra jo vetëm nuk i vret, por edhe i laton, i rikrijon, i thërret ‘papa’. Partia Socialiste, që tani prej tetë vjetësh ndodhet në maxhorancë, nuk e vrau Bashkimin; nuk ka vrarë asnjë nga të vetët. Partia Demokratike i ka vrarë të gjithë, edhe Pjetër Arbnorin; vrasjen e ka bërë rit.
Pse nuk u vra Bashkimi?
Po të ndodhte ky krim, fare lehtë mund të ndodhte në tre a katër herë. Hera e parë ishte ajo historia me helikopter, në 10 mars 1997. Bashkimi u nominua si kryeministër. Presidenti ishte në dy mendje: A për t’u larguar nga vendi, a për të gjetur një rrënjë ku të mbahej!?. Plot gëzim i tha Bashkimit me telefon nga Tirana në Gjirokastër se ‘po të dërgoj helikopter, ata rebelët mund të të vrasin’.
Në atë moment Bashkimit i erdhi afër frika: Berisha mund ta vriste në ajër, ndërsa do të fajësonte ‘rebelët’. Por ia kishte nevojën ta kishte të gjallë në Tiranë… Hera e dytë ishte kur hyri në presidencë; të gjitha zyrat ishin kthyer në fjetore të luftëtarëve privat që mbronin presidentin; çdo gjë mund të ndodhte me njerëz të nxehtë. Hera e tretë- kur i zunë pritë po banditët e shtetit në hyrje të Shkodrës, maj 1997…
Por sidoqoftë, Bashkimin nuk e vrisnin të tijtë, domethënë Socialistët. Vrasja nga kundërshtari nuk quhet në këtë rast.
Po demokratët pse i vranë baballarët e vet?
Baballarët demokratë që u kositën menjëherë pas fitores së PD, në fakt, ishin kolosë; kolosë të mendimit, të guximit, të intelektualizmës. Por u qëruan nga brenda, që nga 4 dëshmorët e 2 prillit deri te Jozefina Topallli. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vjen nga frika. Frika vjen nga posti, posti dhe frika janë bashkë që në epokën e Shekspirit ose që nga Republika Romake. Por në epokën moderne të vrasin edhe disa njerëz ‘të egjër’ që i çojnë studio më studio. Në Romën e lashtë vrasja e babait quhej ‘patricide’ (që vjen nga fjala latine ‘pater’ dhe fjala tjetër ‘suffix-cida) konsiderohej si krimi i vetëm për të cilin civilët mund të dënoheshin me vdekje.
Po pse ndodh dallimi te ne mes dy grupimeve ‘fetare’, ku njëra e kryen aktin e vrasjes së babait, ndërsa tjetra jo. Partia Socialiste, e cila e ka origjinën te Partia Komuniste, ku pa pushim janë ekzekutuar ‘baballarët’, tani nuk vret më. Kjo duket se vjen nga reflektimi; PS e ndjen se duhet ndryshuar në thelb dhe prandaj nuk vret. Ndërsa PD (feja që vret babanë) ka guximin që të zgjasë në kohë ritin e partive staliniste.
Kohët e fundit, brenda Partisë Demokratike, madje edhe mes udhëheqësve më të përkëdhelur nga Berisha, ka nisur të ligjërohet ‘vrasja e babait’, duke nënkuptuar vetë Berishën, i cili ka mbetur i vetmi ‘baba’ që i ka qëruar të gjithë të tjerët. Atëherë, çfarë është kjo? A mos vallë është aplikimi i ligjit të zhdukjes, i aplikimit mbi vetë autorin?
Po ndodh ‘patricide’, kjo duket qartë.
SUPER SHKRIM dhe SUPER ANALIZÉ nga ZOTI FRROK ÇUPI i MREKULLUESHËM !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pèr FRROK ÇUPIN FENOMENAL dhe PENËN e tij të ARTË !! RROFTË FRROK ÇUPI ??????????????????
Z. Cupi, nuk kaq te zgjuar demokratet. Ata veprojne sipas intikteve kafsherore. Kur jane ne rrezik te vrasin. Kur jane ne pushtet te vjedhin, te poshterojne e pastaj te vrasin. Ti e lidhe me regjimet staliniste. I nderon kur u dhua ashtu. Ata kane treguar qe nuk dine te bejne asgje, vec te eleminojne ata qe kundershojne e te sekuestrojne analiste la pagese, por me prerje koke nese nuk punon per ta. Kjo eshte PD, fatqekesia me e madhe e shqiptareve ne tere historine e tyre.
Si paganë qe jemi duhet kerkuar rrenja tek perendite e Olimpit
Ose Cronosi ose Zeusi
Real Story.Asnje presje nuk i hiqet dot ketij Shkrimi.Respekte Z.Çupi
O Frrok helmgjarperi! Perse nuk thua nje here se perse Fino, kaq kryetar i dashur per gjirokastritet nuk kandidoi asnjehere ne Gjirokaster po ne Korce, Kucove dhe Elbasan? O Frrok leshi, sherbetor gjer ne fund i falangave dhe taborreve te komunizmit vrastar shqiptar. Pergjigju! Populli duhet ta dije. Perse Fino u be njeri nga pushtetaret me te pasur ne vend edhe pse s dinte te artikulonte nje fjali ne shqip si pjese e nje etnie qe gjirokastritet e provuan, u zhgenjyen dhe s deshen te degjojne e ta shohin ne sy. A mos valle ishin demokrate? Jo Frrok gjembaci i gazetarise shqiptare. Kukumjacke dhe qyqe po te duash. E ke pare veten ne pasqyre si je. Rrathet e syve ta tregojne helmin qe ke perbrenda.
L’imperatore Bravo.Nje respekt te veçant edhe per Frrok Cupin.Komentuesi ka bere nje koment shume te mire,ku thot se ata te pd-ke udhehiqen nga instiktet kafsherore( qe njeriu vazhdimisht udhehiqet nga ndergjegja,por ata nuk kane ndergjegje).Frrok Cupi ka bere nje shkrim te shkelqyer.
Zoti Frroku, te pergezoj per satiren por desha te korrigjoj te perkatsia e PS dhe PD. Ti me te drejte arsyton se prejarrdhja e Partia Socialiste buron nga Partia Komuniste por si mendon Ti se Partia Demokratike ka zbritur nga qjelli? PD eshte pjella e njerzve ma te degjeneruar te ish Partise Komuniste. Dhe keto qe thashe ti ke pershtjellur me mjaft mjeshtri. PD i ka zbatuar ma te keqijat e njerzimit nga dita se esht krijuar nga Ramiz Alia (ne ferr u djegt per demin qe i beri shqiperise) .
Saliu ka kontrate me spitalin Italian ku “vdiqen” nga e njejta semundje Pjeter Toma “arberori “. Gazidede, zhulali , etj etj qe nuk me kujtohen………..