Armand Duka: Pikët brenda pritshmërive, loja jo

1 Prill 2021, 18:22Sport TEMA

Shqipëria i mbylli tre ndeshjet e para kualifikuese të Katar 2022 me gjashtë pikë të grumbulluara. Në fakt, pikët janë brenda pritshmërive duke parë kundërshtarët me të cilët u ndeshën kuqezinjtë, teksa edhe presidenti i Federatës, Armando Duka, nuk mund të ankohet për pikët. Në një intervistë për A2CNN, Duka theksoi se priste më shumë nga loja e ekipit, ndërsa shton se organika ka pak kualitete, sidomos në mesfushë.

“Bilanci i pikëve, duke marrë parasysh kundërshtarët (Andorra, Anglia, San Marino), ishte brenda pritshmërive. Ndërsa bilanci i paraqitjes së ekipit nuk ishte pozitiv, në të treja ndeshjet, sidomos në të fundit.

Vuajmë për të ndërtuar diçka kundër kundërshtarëve që duhet t’i “zbërthesh”. Kemi pak kualitete, sidomos në mesfushë, kështu që duhet të mendojmë më mirë për të ardhmen. Paraqitja në ndeshjen e fundit është larg pritshmërive tona. Mendoja që do të kishim një lojë më bindëse, akoma më spektakolare ndaj San Marinos. Gjithsesi, në këto ndeshje morëm 6 pikët dhe në futboll ato mbahen mend.

Trajneri dhe stafi i tij duhet të mendojnë për miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, para ndeshjeve zyrtare me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i dytë dhe i tretë”, u shpreh Duka.

1 komente në “Armand Duka: Pikët brenda pritshmërive, loja jo”

  1. Putona Mona says:

    O Duke o trap. A i shikon ndeshjet apo te shikojne ndeshjet ty? Kemi ekip qe nuk di te organizoje nje aksion sulmues. Luajme me Andorren e San Marinon e trainieri ankohet se jane ekipe qe mbyllen shume ne mbrojtje dhe eshte e veshtire tu shenosh gol.Luajme me Angline dhe trainieri ankohet se eshte ekip qe sulmon shume dhe shte veshtire ti shenosh gol. Me ke duhet te luajme ne qe ti shenojme gol? Me Veleçikun?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje