Kombëtarja e Kosovës nuk arriti që të të merrte një rezultat pozitiv në transfertë kundër Spanjës, duke u mundur me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku vendasit dominuan në pjesën më të madhe të takimit.
Vendasit shënuan dy herë në pak minuta në fraksionin e parë, ndërsa në pjesën e dytë Besar Halimi la shenjë duke shënuar një gol të bukur nga një distancë e konsiderueshme.
Por, pavarësisht lojës në fushë, përballja mes Spanjës dhe Kosovës është komentuar gjatë edhe në aspektin politik, pasi Madridi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet.
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, thotë për Euronews Albania se Federata Spanjolle e Futbollit ka mbajtur një qëndrim pozitiv ndaj përfaqësueses dardane.
“Përkundër shumë polemikave që u përhapen reth dy javë parë ndeshjes, pritja në Spanjë ka qenë mjaft pozitive dhe Federata Spanjolle ka qenë e gatshme, që të ndihmojë për gjithçka që ka qenë në kompetencën e tyre. Në ua bëmë të qartë se nuk do pranojmë të trajtohemi në asnjë formë tjetër, përveçse si rival të barabartë, së paku nga federata dhe nga aspekti protokollar të rregullave të caktuara nga UEFA dhe FIFA dhe në atë formë jemi trajtuar. Gjithçka që varet nga federata ka qenë pritje normale do ta quaja, madje në disa raste i ka tejkaluar dhe për këtë duhet t’u jemi falënderues”, tha ai.
Ai tha se një pjesë e sigurimit në stadium ka kërkuar që flamuri i Kosovës të hiqet nga stadiumi, por kjo gjë sipas Shalës ka ardhur nga mos-koordinimi, që ka pasur sigurimi me federatën.
Sipas tij, në lidhje me këtë rast, Federata Spanjolle ka kërkuar falje dhe flamuri i shtetit të Kosovës ka qëndruar në stadium gjatë gjithë takimit.
“Ka qenë një rast, kur sigurimi i stadiumit është afruar dhe ka kërkuar largimin e flamurit të Kosovës nga një pjesë e mysafirëve të federatës tonë, por ata e kanë refuzuar kategorikisht heqjen, pastaj kemi ndërhyrë edhe ne që kemi biseduar me federatën, e cila ka shpjeguar se ka qenë një mosmarrëveshje me sigurimin. Ata e kanë sqaruar menjëherë dhe kanë kërkuar falje tek ne dhe flamuri ka qëndruar aty gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.
Televizioni shtetëror i Spanjës emrin e Kosovës zgjodhi ta shënojë me shkronja të vogla, duke përçuar mesazhin, që Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, ky shënim nuk ka qenë gabim apo lapsus, por vetë qëndrimi zyrtar i Spanjës, në raport me shtetësinë e Kosovës.
“Nuk ka qenë një gabim, por në linjën zyrtare si shtet. Mediat dhe institucionet e Spanjës kanë provuar në çdo formë ta minimizojnë le të themi shtetësinë e Kosovës si shtet në këtë takim dhe në këtë linjë ka qenë edhe televizioni shtetëror, që gjatë tërë kohës e ka mbajtur të shënuar në ekran emrin e Kosovës me shkronja të vogla”, tha ai.
..kjo “me shkronja t vogla” i ngja asaj historis “nji çik pregnent”..
Nji çik ç’fare?!?!?!
Edhe Kosova të bëjë të njëjtën gjë. Pritje korrekte por emri spanjë me të vogla! është shumë e thjeshtë.
sakte
Kosova te beje te njejten gje me emrin e fillispanjes . pergjigjuni me te ,njejten monedhe pa bere asnje leshim te vogel,
Mikpritja eshte e shenjte per shqiptaret. Gjithe respektin e kujdesin per miqte. Sejcili tregon veten, dardanet do te tregojne si gjithmone ate çka i karakterizon: shpirtin e bukur, zemren e zjarrte, mikpritjen e shenjte, fiks ata qe jemi ne, shqiptaret. Suksese! Ju ndjekim me shume vemendje dhe me bindje se keni vlera te padiskutueshme ne skuader. Humbet me njeshat e botes dhe nga anet tona thone se edhe kur te mund trimi, perseri eshte nder. Turp eshte kur merresh me qotine, pavarsisht se e mund.