DETAJET/ Kallashnikovë, pistoleta, granatë-hedhës, snajper, makina të blinduara dhe municion luftarak: Policia dhe SPAK zbulojnë 18 baza armatimi në Tiranë, 5 në pranga

1 Prill 2021, 12:53Kronika TEMA

Policia e Tiranës njoftoi finalizimin e një operacioni, ku janë goditur 18 baza që merreshin me modifikimin dhe magazinimin e armëve të rënda, si dhe janë zbardhur 3 ngjarje kriminale të ndodhura më parë, përfshirë dhe atentatin në Tiranë.

Policia thotë se këto baza të modifikimit të armëve përdoreshin nga grupet kriminale. Në pranga u vunë 5 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Kompleks”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Zbulohen dhe goditen 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.

Zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë.

Sekuestrohen arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Vihen në pranga 5 persona dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e strukturave hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për zbulimin, dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kiminale të ndodhura më parë, si dhe në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në qytetin e Tiranës, mëngjesin e sotëm, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kompleks”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet policore, pas vlerësimit të informacioneve të marra dhe hetimeve të kryera, u bë i mundur saktësimi, lokalizimi dhe goditja e 18 bazave që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizmin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.

Po gjatë operacionit u bë lokalizimi dhe kapja 3 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër ndalimi, konkretisht:

Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi A. B.

Shtetasi i shpallur në kërkim Sokol Gjura dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit P. P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit E. S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Gjura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A. B.

Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar.

Po në kuadër të operacionit, nga kontrolli në banesën e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, pasi operacioni vijon për zbadhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë.

Policia e Shtetit është e vendosur për të krijuar një ambient sa më të sigurt duke parandaluar dhe goditur ashpër të gjithë personat që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit, në fushën e narkotikëve apo trafiqeve të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të vijojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

(TemA)

12 komente në “DETAJET/ Kallashnikovë, pistoleta, granatë-hedhës, snajper, makina të blinduara dhe municion luftarak: Policia dhe SPAK zbulojnë 18 baza armatimi në Tiranë, 5 në pranga”

  1. Zano Ikonomi says:

    Jane te banditeve te Metes dhe Sali Berishes , kot nuk kapardiset Meta per revolucion ……ketu e ka mbezhtetjen ,perjashtohet cdo lloj versioni qe keto arme te jen te dikujt per shitje te lire ose dikujti qe nuk ka mbrojtje politike te forte ……..jane te atyre qe pretendojne se dikur do kete destabilizim dhe sdo mend fare , jane shume arme due nuk mund ti administroje dikush qe nuk ka mbrojtje te forte …….
    Gjithsesi jane gomere , me kaq agjente te huaj dhe vendas ua dine te gjitha , strofkullat dhe banditet , thjesht i len te bejne gjithmone idjotet hapin e pare fatal ……dhe tradhetohen dhe nga lart , kur dikush sa do lart qofte deklaron se : do ngre popullin ne revolucion , nuk ka parasysh popullin e thjeshte , por pikerisht keta bandite , dhe keto arme ….pse nuk del te falenderoje Policine e Shtetit , dhe SPAK -un ???????? Pse valle ?????? Ku ka lajm me te mire per Presidentin e degraduar dhe opoziten e peshtire , ku ka lajm me te mire kur kapen sasi te medha narkotike ?????? Pse nuk pershendetin ????? Gjithe bota falenderoje per kapjen e Klement Balilit vetem Meta jo , dhe opozita e rrugeve jo …….ja pra keta jane plerat ,skane fytyre tjeter mbeshtetesit e krimineleve …….

  2. Te gjithe emrat duke filluar nga Sokol Gjura, jane strukture prane PD, por qe i ka afruar e shtuar dhe LSI qe ne 2017.

  3. Niko says:

    kriminelat e PD LSI me keta duan te bejn revolucionin po smoren pushtetin

  4. Black Jack says:

    Be careful Albanian people Kur tvotoni me 25 April, no votes for motherfuckes Pd and company.

    1. Angjelini says:

      Nuk dini shqip ju zoteri? Nejse, mesazh i yte duhet pershendetur.

  5. I armatose zotnia juej presidenti Muti dhe saleh Haleja
    me destabilizu e bo masaker nder shqiptare kta maloke shkerdhata e fshjatar ?
    E keni te kote ,se Ne ju pergjojme ne gjithcka ,dijme gjithcka ,
    edhe saher ju ja bytha dhe e krruani me ferrat e Lalzit !
    Do ta merrni edhe ju te dy e tre sa jeni Pergjigjen e ktij Shteti e ktij Populli
    mbas Zgjedhjeve o bij Bushtrash Esadiste .

  6. Dash Pacja says:

    E vute re se si protestuan pak kohe me pare kuadrot e LSI per pergjimet e bera ne ambjentet e partise tyre?! A thua valle te kene lidhje me keto struktura kriminelesh qe per nga dimensionet dhe arsenali te krijojne pershtypjen qe jane te mireorganizuar dhe jo kriminel ordinere.

  7. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Po behen gati……………………!?

  8. ? says:

    O like futi ne vrime te monikes , kurse ti sali ne vrime te argites. O zot kur do vij ajo dite qe ti zhdukim keto monstra.

  9. Beniamini says:

    Bravo te dyja strukturave te shtetit, SPAK dhe Pol.Shtetit per zbulimin dhe kapjen e grupeve kriminale te struktiruara te PD-LSI. Keto jane strukturat qe duam.
    Ky moment eshte vetem fillimi i sukseseve te b/ punimit.
    Te dyja strukturat dhe ne menyre te vecante SPAK duhet me patjeter te thelloje hetimet e metejshme dhe te shikojme kriminelet e vertete te ketij vendi.
    SUKSE NE PUNEN TUAJ SPAK DHE POLICI !

  10. Baca-Bajram says:

    Pershendetje policise, por me shume duhet punuar per te zbuluar te tjer grupe kriminelesh te PeDe-rave dhe LeShIstave. Kjo pune duhet te vazhdoj per t’u prer krahet ketyre farharbutve qe gjithemone jane mbeshtetur dhe vazhdojne te jene te mbeshtetur nga kriminel ordiner. Keta jane paratrupat e PeDe-rve dhe Leshistave, keta jane qent e zgjebosur qe i leshon Sa-haleja sa her qe duhet te bej rremuj per te mbrojtur vehten kur e sheh qe litari po i shtrengohet… Ka dhe te tjer qe duhen hetuar, si Lushajt e Koqeliqi me shok.

  11. QytetarI says:

    Vetem kur oktapodi i humbet te gjithe kembet e tij , eshte i mbaruar dhe pre e drejtesise se viktimave te tij. Suksese SPAK-ut dhe Policise se Shtetit. Po bie era SHTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje