Si t’i bëjmë të dukshme vdekjet anonime në këtë pandemi? Zgjidhja vjen nga një gazetar zviceran, i cili e gjeti përgjigjen në një kuti muzikore, që krijon melodi sipas ritmit të numrit të të vdekurve për shkak të COVID-19.
Për Simon Huwiler, gazetar i të dhënave për të përditshmen “Tagesanzeiger”, kutia muzikore duket e përsosur “sepse ju e shihni atë që do të dëgjoni”.
Në videon që ai postoi në Twitter dhe Youtube, një dorë e padukshme lëviz levën e instrumentit modest mekanik.
Në fillim shfaqet titulli i muzikës, “Një këngë me kurora dhe lot, e shkruar nga Covid-19 dhe shu (inicialet e Simon Huwiler)”, pastaj mesazhet që shpjegojnë se vrimat në letër korrespondojnë me vdekjet nga CoOVID-19.
Melodia fillon me tregimin e “vdekjes së parë” dhe më pas, për disa minuta, ajo riprodhon uljet dhe ngritjet e kurbës së vdekjeve të lidhura me COVID-19, të dukshme në letrën muzikore.
“Vrimat e letrës muzikore nuk korrespondojnë shkencërisht me numrat e saktë të pandemisë, sepse është dashur të merret parasysh muzikaliteti i së tërës, por ato riprodhojnë variacionet në një lloj interpretimi artistik të statistikave”, tha Huëiler.
Shiriti i letrës me vrima është i gjatë katër metra dhe i mori autorit të saj rreth një muaj punë.
Pandemia ka vrarë rreth 10 000 persona në vendin alpin me 8,6 milionë banorë.