Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në takimin me Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR.
Sipas kreut të shtetit, në këtë takim, ka theksuar se “do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane”.
Në një postim në rrjetet sociale ku jep detaje rreth takimit, Meta thotë se pasi e ka vënë në dijeni Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën e tij për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit “duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre”, gjithashtu ka shprehur “gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit”.
Postimi i plote i Metes:
Prita sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim.
Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.
E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre.
Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit.
Cfare mjetesh ka ne dore ky idiot.Ky ska as nje kacavide ne dore per zgjedhjet pasi garante jane institucionet e shtetit.Une do e “shes” voten qe ky te ma prese doren vete.Po vete ky ama…..po me se?Ky te rruan trapin!!!
Mua me ben pershtypje shpesh, perse keta gjithmone buzeqeshin ne foto, por kur lexojme nga mbarapa çfare kane thene eshte ndryshe?!
Ky eshte garancija jone,sa mire do ishte ,te mos ishte