"Meta flet me vete sa herë del në TV"! Rama: Një në tre fjalë thotë burgu, pse i rri mendja atje ta gjejë vetë

1 Prill 2021, 11:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa ka qënë në Rrogozhinë ditën e sotme, ka dhënë një deklaratë të fortë për presidentin Ilir Meta.

Rama u shpreh se sa herë Meta del në televizor flet me vete dhe një në tre fjalë thotë ‘burg’. Kreu i qeverisë tha se nuk e kupton pse Metës i rri mendja te burgu mirëpo këtë gjë le ta gjejë vetë.

Ilir Metës do ti jepni ju besimin se rri dhe flet me vete sa herë del ne televizor , 1 ne tre fjalë e ka burgu, burgu,burgu.

Se pse i rri mendja te burgu le ta gjejë vetë.

Ne e dimë shumë mirë, Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi janë armiq të reformës në drejtësi, janë armik të drejtësisë së re, që po ndërtohet hap pas hapi”, u shpreh Rama.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se po japin euro për të blerë vota. 

“Përrallat me mbret duke shpërndarë  euro me llafe, do japim 1 mijë euro apo 7 mijë euro duhet t’ju kujtojnë vetëm një gjë: Suden, Vehbiun dhe Xhaferrin.

Secili duhet të ndihmohet, të mbështetet që të mbrojë jetën, të ketë strehën mbi kokë, apo të vazhdoje punën e tij. Është një ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe e infektivit.

Bota e punës dhe bota e qokave, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin…mbaje vetë kalin”

2 komente në ““Meta flet me vete sa herë del në TV”! Rama: Një në tre fjalë thotë burgu, pse i rri mendja atje ta gjejë vetë”

  1. Loku says:

    Gjuha shkon atje ku dhemb dhembi.

  2. rexha 10 says:

    TA SHAJNE KALIN PERPARA SE TE KALOSHE LUMIN .MBASI KALOJNE LUMIN ,TA SHAJNE PRAPE KALIN.NJE ZOTE E DI SE SI DUHESH TE SILLESH ME TE TILLE NJERZE.?????MAHE KURE PERMENDE NE C’DO TRE FJALE BURGUN,KETA NJERZE JANE TE MBARUAR,DHE KANE MARRE FUNDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje