Sondazhi: PS fiton 11 mandate në Fier, PD merr 5! Partia e Kryemadhit asnjë deputet!

1 Prill 2021, 22:18Politika TEMA

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, sondazhi i katërt i MRB për Euronews Albania tregon se Partia Socialiste do të merrte 53% të votave në Qarkun e Fierit.

Partia Demokratike rezulton se ka 27.8% të votave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 3.7%. Pjesa tjetër e votuesve është e ndarë në 5% për parti të tjera, 5.6% thonë se nuk do të votonin, 4.2% janë ende të pavendosur kurse 0.7% refuzojnë të japin një përgjigje.

Në Qarkun e Fierit, diferenca mes PS dhe PD është 25.2% ndërsa elektorat i pavendosur ende janë 10.5% e votuesve. Në krahasim me rezultatin e sondazhit në nivel kombëtar, PS ka një rritje prej gati 12%, ndërsa PD ka rënie me 3%. Rënie ka edhe LSI pasi nga 7.6% në rang kombëtar në Fier rezulton me 3.7%.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, rezultati do të ishte ky:

PS – 53%
PD – 27.8%
LSI – 3.7%

Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, ku tri partitë kryesore garuan gjithashtu të vetme, PS mori 57.15% të votave, PD 25.68% ndërsa LSI me 11.73%.

Në bazë të përgjigjeve specifike për votuesit e papërcaktuar, analiza e të dhënave të sondazhit tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, PS do të marrte 59.2% të votave, ndërsa PD del me 31.1%. LSI rezulton me 4.1%, Nisma Thurje me 1.7% dhe partitë e tjera së bashku 3.9%.

Ky rezultat i përkthyer në ndarjen e 16 mandateve të Qarkut të Fierit, del se PS do të siguronte 11 mandate ndërsa PD 5 mandate.

Ndarja e mandateve:

PS – 11 mandate
PD – 5 mandate

Në krahasim me ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të fundit, rezulton se PS dhe PD i kanë marrë nga një mandat LSI pasi ndarja ishte PS 10 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.

11 komente në “Sondazhi: PS fiton 11 mandate në Fier, PD merr 5! Partia e Kryemadhit asnjë deputet!”

  1. t says:

    Merni11 karna ne b te ramës

  2. Bujar says:

    Ahahahhaha! Jo jo. 16 mandate Ps po nje do ja fali Pd ??!
    Ej me verte e keni???
    Po fare fare skeni paaaak cipe? Dhe turp
    Dhe zor????

  3. Katunari nga Sauku says:

    Lulezim Basha:E ke shtrire krahun nje lloje si HITLERI ne Mintingun e Nurembergut..vetem Mustaqet te mungojne dhe Floket para Ballit…lol

  4. gomari says:

    LSI ka fituar kete timin, kete do fitoi dhe PD, vetem derrat nuk e dallojne ndryshimin ne Fier…

  5. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    5 sunitodeputete !?
    Gjendja eshte teper alarmante, turkoshaket jane shume ne kete qark…….!
    PD e Morsit sunit votohet vec nga muslimon brother’s…….

  6. selim rroshi says:

    ahahahahahahahaa Sa te mjere

  7. Sonda e Sondazhit says:

    Mos u mërzit i tha Labi- Fierakut..
    Se ka dhe më keq…
    Nga LU…!

    1. Narrofshtopet says:

      Fieraket te fusin karin ne goje ty dhe gjithe ju qe beni si gsngstera. Fiersket edhe ne Tirane sundojne tiranen me para.

      1. Bujar says:

        Ca niveli komunikimi!!!
        Lum vendi per ju

  8. Like Espinoza-La Piovra says:

    Dhe 5 mandate ne Fier shume i ka ajo bande politike e kriminale,por per fatin e keq ka dhe shqiptare me tru te shpelare nga shqupi!Por si ndryshe do kemi perfaqesues te kesaj bande ne parlament qe te bejne estrade e te japi shfaqje ” ansambli ciftelia i SHQUPIT”, i ndihmuar nga mbeturinat e bandes se vogel, SHPK-se Lesheliste dhe te dirigjuara nga aktori i portokallise Nard Ndoka?

  9. Joel says:

    Eshte fatkeqesi kombetare po fitoi Rama. Opozita shkerrmoqet, europa largohet dhe ne kthehemo ne nje vend si turqia apo bjellorusia ku sundimtari do vendose per cdo gje.
    E keni gabim njerez. Votoni kundra rames jo se eshte basha i mire por se eshte rrotacioni mekanizem qe ruan denokracine.
    Do mallkoni veten pas kater vjetesh nqs lini ramen ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje