FOTOT: KQZ miraton fletën e votimit, por PD dhe PS ankimojnë vendimin

1 Prill 2021, 17:25Politika TEMA
FOTOT: KQZ miraton fletën e votimit, por PD dhe PS ankimojnë vendimin

KQZ ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ajo do të jetë në përmasat. 29.7. X 60 dhe do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale.

Por Partia Demokratike mund të ankimojë në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve për fletët e votimit të 25 prillit.

Demokratët duan që lista e kandidatëve të renditet vertikalisht.

Ndërkohë, edhe Partia Socialiste ka paralajmëruar ankim për fletën e votimit, pasi ajo kërkon që kandidatët të renditen me numra.

“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme.

6 komente në “FOTOT: KQZ miraton fletën e votimit, por PD dhe PS ankimojnë vendimin”

  1. Sqepari says:

    Qari i shtypshkronjes qe do marre prodhimin

  2. ABC says:

    Qenka si gazete ???

  3. Timi says:

    Vetëm në Shqipëri ka këso probleme. As fletën e votimit nuk e thjeshtesojne dot. Gjysma shpallen të pavlefshme se qytetari nuk e kupton. Turp.

  4. Draper dhe Cekan says:

    Eshte pune qefi ca e duan vertikale ca horizontale
    Per PD vendos bardhi
    Per PS vendos spiropali
    Pune e veshtire do experience!

  5. Putona Mona says:

    Fleta e votimit ne fotot 3-4 eshte e qarte. Nuk i kuptoj ankesat e PS-PD.Emrat jane me numra dhe vertikalisht.

  6. spata says:

    29.7.X 60 kg, mm apo cm. Ky lloje formati qe une e kuptoje 29,7 cm me 60 cm do te krijoje shume probleme per votuesit. kerkohet trajnim perta perdorur. Shumica e votuesve nukdo ti kushtoje rendesi dhe do te mbushen megabime .Dihet qe fletet e mbushura me gabime jane te pavlefshme . Nga ky format kuptohet qe doti lihet shteg manipulimeve dhe mos dakortsive per fletet e votimeve .Shume te rinje dhe te moshuar do ta mbushin me gabime . Shto dhe te pavendosurit do kemi nje tabllo jo te qarte se si u votua .Beheni me te thjeshte .Ndrshe rrezikohet vlefshemerija e fletve te votimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje