Mos i merrni kaq seriozisht kur zihen dhe për datën

1 Prill 2021, 15:38Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Nuk ka asgjë në këtë tokë, për të cilën ata mund të merren vesh, sa herë ka zgjedhje në këtë vend.

Madje as për datën, që sot është 1 prill, megjithëse ajo është një “festë” kombëtare dhe botërore, që duhet t’i bashkojë, për mënyrën se si premtojnë në fushatat elektorale.

Ndërkohë, gjithë të tjerët, që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të presin konsensusin e tyre, i cili mund të mos vijë kurrë.

Puna është se nuk janë gjithmonë kaq të egër, sepse kanë ditur edhe të përqafohen apo të puthen me njëri-tjetrin, kur duan që t’ia ngulin thikën në zemër Shqipërisë për të mbajtur të pandryshuar kënetën politike të pushtetit të tyre.

1 komente në “Mos i merrni kaq seriozisht kur zihen dhe për datën”

  1. Kalec Dega says:

    zihen dhe puthen ne cadra…dashnort ku rva, lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje