Dash Shehi në "zonën" e Grida Dumës: Kavaja nuk e ka luksin të jetë azil pleqsh, jam nipi juaj!

1 Prill 2021, 14:53Politika TEMA

Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi në vijim të fushatës elektorale, është ndalur në Kavajë, ku është takuar me qytetarët.

Sipas tij, me 25 Prill, Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores.

“Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend.

Kujtuam me nostalgji protestën parë antikomuniste në 26 marsin e vitit të largët 1990, ku në stadiumin “Besa” të Kavajës, gjatë ndeshjes me Partizanin djemtë e këtij qyteti qenë të parët që bënë thirrje për demokraci.

Ata u përballën me ndëshkimin më të egër të diktaturës, e cila e përgjaku këtë revoltë, por asgjë nuk e përkul shpirtin e lirë e fisnik të qytetarëve të Kavajës.

Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemoragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën.

Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm.

Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në Parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore,” – është shprehur Shehi.

Zona e Kavajes, bashke me Rrogozhinen eshte e mbuluar nga kandidatja e PD Grida Duma, ne tjejten liste ne Tirane me Dash Shehin!

4 komente në “Dash Shehi në “zonën” e Grida Dumës: Kavaja nuk e ka luksin të jetë azil pleqsh, jam nipi juaj!”

  1. Taulant says:

    Tani ja hodhe Dash pa brire, u bere deputet, por ai pershkrim i E. RAMES per ty ( kur shikon Dash Shehin ne tv, te ze rakia ), eshte shume i goditur per ty.
    Hyxhym, Dash pa brire dhe pa kope.
    Je kryetar partie inekzistente se ka interes familja e çthurur Berisha, vazhdo te pish gjakun e popullit nepermjet partise informale pa antare, vetem me nje kryetare pijanec.

  2. Tomas Willson says:

    Po me pare nuk ke qene nip i kesaj treve o Dash Shehi….. Ke qe nga 1992 ne parlament dhe asgje mund te pretendohet qe ti ke lene gjurme…pervec se, te folurit tend dialektor tipik tiranas….
    Edhe kur ishte minister apo zv/ minister cfare ber per Tiranen qe tani ke lene te besh per Kavajen….
    Kur nuk arrite ndonje gje kur ishe pak me i ri…c’mund te besh tani qe po te bien ushkuret

  3. Zenuni says:

    Edhe nje dopio,per hajer i qofte te zotit te shpise,perpara me dor mbrapa

  4. Juristi says:

    Nuk e kuptoj kete llogjiken e politikanve arnautas:jam nip Kosove,jam nip Kavaje,Elbasoni,Ndroqi etj.E çdo te thote kjo?Qe pse jam nga x vend do punoj shume per kete vend?Llogje katunaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje